16:58 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rusia e fut Yulia Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”

21:08 | 11/07/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rusia e fut Yulia Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”

Shërbimi vëzhgues financiar i Rusisë, Rosfinmonitoring, e shtoi të enjten Yulia Navalnayan në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.

Dy ditë më parë, një gjykatë në Moskë lëshoi një fletarrestim për Navalnayan, duke e akuzuar figurën opozitare në mërgim për pjesëmarrje në një “organizatë ekstremiste”.

Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj, Aleksei Navalny, kundërshtarit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili vdiq në një burg në Arktik në shkurt.

Navalnaya u fut gjithashtu në listën e zezë të Rusisë më 9 korrik.

Dy javë më parë, Navalnaya u zgjodh kryetare e Fondacionit për të Drejtat e Njeriut, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Nju Jork, e cila është e përkushtuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në gjithë botën.

Organizatat e Navalnyt janë të jashtëligjshme në Rusi dhe janë të shpallura “ekstremiste” dhe gjenden në listën e “terrorizmit” të shtetit.

Navalnaya, ekonomiste, kishte qëndruar pranë bashkëshortit të saj i cili organizoi protesta masive në Rusi, kishte qenë bashkë me të edhe kur ai u largua nga Rusia për t’u trajtuar nga një helmim më 2021, duke e ditur se me t’u kthyer ai do të arrestohej.

Pas vdekjes së tij, Navalnaya është zotuar se do të vazhdojë punën e bashkëshortit të saj nga jashtë vendit.REL

Pas

Budina: Protestojmë pse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin, e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër.

Para

Mjeku Dasho: Spitalet nuk drejtohen nga profesionist, vidhet çdo dite ne kurriz te te semureve

Para
Mjeku Dasho: Spitalet nuk drejtohen nga profesionist, vidhet çdo dite ne kurriz te te semureve

Mjeku Dasho: Spitalet nuk drejtohen nga profesionist, vidhet çdo dite ne kurriz te te semureve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zyrtarizohet marrëveshja, Etrit Berisha rinovon me Hacken

Vendimi për zhvendosjen e nëndetësve bërthamore, çfarë e bëri Trump-in të tërhiqte vendimin

Vjosa Osmani takon zv/ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, David A. Baker. Fokusi te bashkëpunimi ushtarak i Kosovës me SHBA

I dërguari i Trump pas takimit me familjarë të pengjeve në Izrael: E dimë kush nga ata është gjallë, shumë shpejt do jenë pranë jush

Kriza humanitare në Gaza, Gjermania paralajmëron sanksione kundër Izraelit

Europa preket nga thatësira rekord në muajt e verës, ja cilat janë shtetet më të prekura

Negociatat me Hamasin në prag dështimi, i dërguari i SHBA-së në Tel Aviv: Do të doja të kisha lajme për ju, por…

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë vendimin e gjykatës për dënimin e Millorad Dodik

Video/ Një mrekulli inxhinierike, Kina ndan malet në mes për të ndërtuar urën më të lartë në Botë

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Qeveria italiane reagon pas vendimit të Gjykatës së BE

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.