09:34 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”, nëse i konfiskohen asetet

15:58 | 28/04/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rusia e kërcënon Perëndimin se do të përgjigjet “ashpër”, nëse i konfiskohen asetet

Zyrtarët rusë e kanë kërcënuar të dielën Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.

“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje”, shkroi Zakharova në aplikacionin Telegram.

“Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit. Në Perëndim ka shumë që e kanë kuptuar këtë, por jo të gjithë fatkeqësisht”, tha ajo.

Si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe me Ministrinë ruse të Financave, si dhe i bllokuan gati 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim.

Shumica e aseteve të ngrira ruse janë në institucionet financiare evropiane, e jo në ato amerikane.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se sasi të mëdha parash të Perëndimit ndodhen ende në Rusi, të cilat mund të jenë cak i kundërmasave nga Moska.

“Mundësia e veprimeve ligjore [kundër konfiskimit të aseteve ruse] do të jetë shumë e hapur”, tha ai.

“Rusia do t’i shfrytëzojë ato dhe do ta mbrojë veten pafundësisht”, shtoi ai./REL

Etiketa: Rusia
Pas

Dëborë në pranverë në Gramsh

Para

Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit, Bardhi: Institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë çështjen

Para
Bardhi nga selia e Rithemelimit: PD ka nevojë të korigjojë veten, bashkimi është forcë dhe jo dobësi

Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit, Bardhi: Institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë çështjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump jep dritën jeshile: SHBA drejt përfshirjes në sulmet ndaj Iranit krah Izraelit

Irani kërcënon sërish SHBA-të: “Ndërhyrja do të sjellë hakmarrje ndaj agresorëve”

Meksika në alarm: Uragani i fuqishëm pritet të godasë brigjet, mbi 18 mijë forca emergjence në gatishmëri

Sulmet e fundit nxisin reagim të fortë nga Netanyahu dhe Presidenti izraelit

Përballë tensioneve në Lindjen e Mesme, ministrat evropianë pritet të takohen me Iranin për çështjet bërthamore në Gjenevë

22.102 vdekje në vitin 2024 /Sëmundjet e zemrës dhe mushkërive kryesojnë si shkaktarë

Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Tirana ende në proces rinumërimi – Demokratët me shpresë për mandat shtesë

FAST Albania kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST

“Kemi vetëm tre vite kohë”/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Emetimet aktuale të karbonit po e çojnë botën drejt tejkalimit të objektivit të Marrëveshjes së Parisit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.