Ndonëse koronavirusi kudo në botë duket se po shënon rënie si në numër të viktimave ashtu edhe në numër të të prekurve, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për skajin verior të europës.
Rusia ka aktualisht ritmet më të larta të përhapjes së koronavirusit në gjithë globin. Rreth 8 mijë infektime të reja u regjistuan gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend. 96 është numri i vdekjeve të deklaruara këtë premte.
Autoritetet shëndetësore thonë se aktualisht vendi ndodhet në kulmin e përhapjes së pandemisë dhe pritet që gjatë ditëve në vijim kurba të nisë rënien. Rusia është e 8-a në shkallë globale për nga numri i infektimeve. Situata duket nën kontroll në shtetet perëndimore e më gjerë.
Discussion about this post