Katër raketa lundruese ruse janë hedhur në Siri me synim goditjen e objektivave të Shtetit Islamik pranë qytetit sirian të Palmiras. Lajmi është bërë i ditur nga ministri rus i Mbrojtjes, i cili u shpreh se raketat goditën objektivat e tyre.
Flitet se Rusia ka vënë në dijeni për këtë plan të sajin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqinë dhe Izraelin.
Shteti rus i nisi sulmet me bomba dhe raketa në Siri që prej shtatorit të vitit 2015. Ndërkaq, SHBA-të dhe Turqia kanë vazhduar sulmet e tyre kundër Shtetit Islamik.
(XH.A/SHUPLAKA)