Ministria e Jashtme Ruse ka njoftuar pasditen e sotme vendimin për të dëbuar 60 diplomatë amerikanë, si kundërpërgjigje për vendimin e Trump, pasi mbështeti Britaninë, duke e quajtur sulm të egër kundër bashkësisë ndërkombëtare, helmimin e ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Londër.
Njësoj si Trump që mbylli konsullatën në Siettel, edhe Putin ka mbyllur konsullatën e Shën Petersburgut për amerikanët.
Lëvizjet u njoftuan nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ky vendim i Rusisë përshkallëzon edhe më tepër tensionet mes saj dhe Perëndimit, në një kohë që Britania e Madhe është e vendosur të çojë deri në fund hetimin për rastin Skripal dhe i qëndron stoike idesë se pas agjentit Novichok fshihet dora e Putin.
Ndërkohë më shumë se 20 vende kanë dëbuar të dërguarit rusë, në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar.
(M.Q/Faxweb)