Rusia njoftoi se ka kthyer trupat e 6,060 ushtarëve ukrainas, në përputhje me marrëveshjet e arritura gjatë bisedimeve ruso-ukrainase në Stamboll më herët këtë muaj, deklaroi këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinski.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se është gati të dorëzojë edhe 2,239 kufoma të tjera.
Nga ana tjetër, Rusia ka marrë deri tani trupat e 78 ushtarëve të saj, si pjesë e këmbimit, sipas Medinskit dhe ministrisë së Mbrojtjes.
Procesi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës vazhdon ende, njoftoi Medinski.