Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në qytetet e tjera ukrainase gjatë mëngjesit të 7 shkurtit, njoftuan zyrtarët ukrainas.
Disa pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa rrymë, si pasojë e sulmeve, thanë zyrtarët.
Një sërë shpërthimesh u dëgjuan në Kiev gjatë sulmit, i cili është i pari në muajin shkurt.
“Mbrojtja ajrore u angazhua për t’i shkatërruar raketat ruse”, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitscho, në Telegram.
Së paku dy njerëz u plagosën në qarkun e Dniprovskit, i cili shtrihet përgjatë lumit Dnjepër, shtoi Klitschko.
Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena rreth orës 6 të mëngjesit, kur Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruar në Telegram për mundësinë e sulmeve raketore ruse nëpër vend.
Shpërthimet e para u dëgjuan pak para orës 7 të mëngjesit në Kiev.