Deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, për gjuhën shqipe në Maqedoni ka sjellë reagimin e Rusisë.
Ministria e Jashtme Ruse ka reaguar me anë të një deklarate ku dënon qëndrimin e Kryeministrit Rama.
Ministria e Jashtme thekson se Gjuha Shqipe në Maqedoni provokon debat etnik.
Ministria shton se deklarata e Ramës është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti.
“Deklaratat e fundit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Serbi, në kontekst të Kosovës dhe Maqedonisë, janë të mbushura me rreziqe që mund të shkaktojnë konflikte të reja etnike në Ballkan dhe kërcënojnë integritetin territorial të disa vendeve në rajon”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Moska zyrtare vazhdon më tej duke thënë se “Ne i kushtuam vëmendje deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 14 janarit në lidhje me përfshirjen e Partisë së tij Socialiste në procesin e formimit të UÇK-së në Kosovë, si dhe kontributin e partisë së tij në procesin e miratimit të ligjit gjuhës shqipe në Maqedoni, e cila fitoi statusin e një gjuhe zyrtare. Retorika e Ramës tregon se ai po punon në avancimin e platformës famëkeqe të Tiranës, në hartimin e të cilës ishte përfshirë personalisht ai.
Vënia në praktikë e masave të përcaktuara në këtë dokument po minon themelet kushtetuese të shtetit të Maqedonisë, Marrëveshjes së Ohrit dhe si rezultat, sjell trazira etnike në rajon.
E gjithë kjo shkon krah për krah me ambiciet për Shqipërinë e Madhe dhe kërcënon integritetin territorial të disa vendeve në rajon”.
(F.G/Faxweb)