13:06 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rusia merr një vendim për bashkëshorten dhe vajzën e presidentit Biden

11:37 | 28/06/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rusia merr një vendim për bashkëshorten dhe vajzën e presidentit Biden

Rusia ka vendosur sanksione ndaj bashkëshortes dhe vajzës së presidentit amerikan Joe Biden. Sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti, Jill Biden dhe Ashley Biden janë mes 25 shtetasve amerikanë në një listë të zgjeruar të sanksioneve të Rusisë, shkruan The Guardian.

Hapi u ndërmor “si një përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë. Në prill, SHBA vendosi sanksione që synonin dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin – Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova.

Dy vajzat e rritura të ish-gruas së Putinit, Lyudmila Shkrebneva, u sanksionuan së bashku me gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e këshillit të sigurisë të Rusisë, duke përfshirë ish-presidentin dhe kryeministrin Dmitry Medvedev.

Rikujtojmë se Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend 963 amerikanëve, në të cilën ishin të përfshirë presidenti Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i CIA-s, William Burns. Gjithashtu gjatë këtij muaji, Rusia shpalli “non grata” edhe 61 zyrtarë të tjerë amerikanë dhe drejtues kryesorë të mbrojtjes dhe mediave, duke i ndaluar hyrjen në vend.

Lista përfshinte krerët e firmave kryesore, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Pas

Zhduket prej tre ditësh 64-vjeçari në Tepelenë, djali ngre alarmin në polici

Para

Ronaldo dhe Georgina shfaqen në formë teksa shijojnë pushimet

Para
Ronaldo dhe Georgina shfaqen në formë teksa shijojnë pushimet

Ronaldo dhe Georgina shfaqen në formë teksa shijojnë pushimet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Kukësit procedon tre shtetas për vepra të ndryshme penale

Kurban Bajrami, myftiu Tërnava: Ditë gëzimi, por edhe reflektimi si shoqëri

Sherri me armë zjarri mes fqinjëve në Rrogozhinë! Vetëdorëzohet në polici autori, çifti i bashkëshortëve u plagos pas konfliktit me komshiun

Myslimanët nëpër botë kremtojnë Kurban Bajramin: Lutjet në Gaza te xhamia e shkatërruar

I dënuar nga autoritetet italiane, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për plagosje, kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari.

“Të dy kanë pasion për gratë e bukura dhe të reja”, çfarë janë “dosjet Epstein” që Musk i quajti një “bombë” kundër Trump-it

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

Korçë – Serë procedimesh penale për drejtim pa leje, dhunë në familje, vjedhje, kanosje dhe shkelje në fushën ekonomike

Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich emërohet Komandant Suprem i NATO-s

Shiste kokainë në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari! Dikur i arrestuar për pengmarrjeShiste kokainë në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari! Dikur i arrestuar për pengmarrje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.