I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka bërë këtë javë një vizitë dy-ditore në Shqipëri, ku u takua me zyrtarët më të lartë të vendit. Gjithashtu ai ka qenë i ftuar në Top Story nga Grida Duma, ku ka diskutuar për disa nga çështjet më të rëndësishme të aktualitetit shqiptar. I pyetur nga Duma për dosjen McGonigal, Escobar është shprehur se nuk mund të flasë shumë për këtë rast, pasi është një çështje e hapur penale në SHBA.
Më tej zv.Sekretari dha përgjigje dhe për financimet ruse, për të cilat pa u futur në detaje tha se Rusia ndërhyn në zgjedhjet demokratike në të gjithë Europën, jo vetëm këtu, por edhe në Europën Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Escobar sugjeron që çdo vend duhet të jetë shumë i kujdesshëm për financimin e fushatave, për mediat e lira dhe të drejta dhe për të qenë shumë të qartë për atë që Rusia po bën brenda Europës dhe brenda Shteteve të Bashkuara.
Grida Duma: Më e mira që keni pasur ndonjëherë. Për sa i përket ligjit për investimet strategjike, edhe dosja McGonigal na ka shfaqur një ilustrim se ai ndoshta ka nevojë për shumë amendamente ose disa amendamente në mënyrë që kompanitë ruse të mos fshihen pas disa mënyrave të ndërlikuara për të hyrë në sektorë strategjikë që janë tani, pas luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, në një pozicion tjetër. Çfarë mendoni për kuadrin tonë ligjor për investitorët strategjikë?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar:Mendoj se të gjitha vendet e rajonit, në të gjitha vendet e Europës, në fakt duhet të kenë njëfarë kontrolli të investimeve. Dhe ky ka qenë një diskutim i hapur me të gjithë partnerët tanë. Mendoj se të gjithë i kuptojnë rreziqet e pastrimit të parave, rreziqet e ndikimit keqdashës rus dhe do të thoja se ne kemi një dialog të hapur me qeverinë, këtë qeveri dhe të gjitha qeveritë e rajonit se si duhet të trajtojmë atë lloj investimi, qoftë ai kinez apo rus dhe si e trajtojmë ne së bashku.
Grida Duma: Financimi rus në partitë politike është një çështje e rëndësishme. Është vërtetuar se ka – në realitet – parti politike dhe disa individë që kanë marrë para nga kompani apo individë rusë. Së pari, a kemi një listë konkrete me emrat e politikanëve nga Shtetet e Bashkuara që kanë para ruse në xhepat e tyre apo në buxhetet e partive tani?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar:Shiko, nuk do të hyj në detaje. E vetmja gjë që është shumë e vërtetë është se Rusia ndërhyn në zgjedhjet demokratike në të gjithë Europën, jo vetëm këtu, por edhe në Europën Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara gjithashtu. Dhe ka njerëz që janë të gatshëm të pranojnë paratë ruse në emër të çuarjes përpara të agjendës sëRusisë, e cila nuk është një agjendë pozitive për këtë pjesë të botës. Unë do të thoshathjesht se ne duhet të vazhdojmë ta diskutojmë këtë dhe të jemi shumë të qartë me njëri-tjetrin se cilat janë pritshmëritë dhe të ndajmë informacione, kur e shohim, atë çka Rusia po bën në këtë pjesë të botës, sepse ajo (Rusia) nuk ndan të njëjtat synime siShtetet e Bashkuara dhe Europa për Ballkanin Perëndimor. Ne po përpiqemi të krijojmë përfshirje më të madhe. Ne po përpiqemi të krijojmë një rrugë që këto vende, përfshirë Shqipërinë, të bëhen anëtarë të organizatave transatlantike, përfshirë Bashkimin Europian. Rusia po bën pikërisht të kundërtën. Pra, ne jemi shumë skeptikë për çdo gjë që Rusia bën në sferën politike dhe ekonomike.
Grida Duma: Disa argumentojnë se këto para ruse ishin këtu përpara se të fillonte lufta Ukrainë-Rusi. Ç’është e gabuar në pasjen e lobimit apo njëfarë financimi,qoftë edhe nga Rusia? Pse duhet ta konsiderojmë këtë një, le të themi, një krim moral nëse ata politikanë do të argumentonin vetë se kjo ka ndodhur përpara konfliktit Ukrainë-Rusi?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar:Para së gjithash, do të thosha se ndikimi i huaj në cilëndo zgjedhje, veçanërisht financimi, është pothuajse në çdo rast i jashtëligjshëm. Dhe në shumicën e vendeve demokratikeduhet që zgjedhjet të jenë një referendum për njerëzit ndajudhëheqësve, për ata njerëz. Përpjekjet e Rusisë në të gjithë Europën në mbështetje të kandidatëve, kandidatëve specifikë, me financim nuk kanë qenë për të mbështetur qëllimet e atyre vendeve, por për të mbështetur ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon. Dhe kështu, do të thosha se çdo vend duhet të jetë shumë, shumë i kujdesshëm, përfshirë vendin tonë, për financimin e fushatave, për mediat e lira dhe të drejta dhe për të qenë shumë të qartë për atë që Rusia po bën brenda Europës dhe brenda Shteteve të Bashkuara.