Paraqitja e Rusisë në garën e Botërorit ka habitur të gjithë, por së bashku me këtë fakt, janë hedhur edhe dyshime në lidhje me pastërtinë sportive të futbollistëve.
Të shumtë kanë qenë zërat, se nuk përjashtohet mundësia se Kombëtarja e Rusisë ka përdorur “dopping”, por ka ardhur përgjigjja nga federata ruse.
Dyshimet janë shtuar tek veprimet e Rusisë, të cilët në pushimet mes pjesëve mbani duart tek hundët e tyre, veprim ky që shton akoma dyshimet. Por e vërteta për rusët nuk ka të bëjë me dopingun, por thjesht lojtarët kanë mbajtur amoniak poshtë hundës.
Përdorimi i tij krijon dhe rrit përqendrimin e lojtarëve në fushën e lojës. Golovin me shokë janë parë në disa foto teksa mbanin duart tek hundët, por pjesëtari i federatës ka hedhur poshtë zërat që e lidhin Rusinë me dopingun.