19:42 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

10:08 | 25/06/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i kanë rrëzuar 29 dronë ukrainas mbi rajonin Belgorod dhe një mbi rajonin Voronezh mëngjesin e së martës.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se një grua u vra dhe katër njerëz të tjerë u plagosën gjatë sulmeve me dronë në fshatin Velovskoye dhe në qytetet Stroitel dhe Yakovlevsky.

Mediat lokale raportuan se shtëpi banimi dhe automjete u dëmtuan gjatë sulmeve.

Ukraina nuk ka komentuar rreth pretendimeve të Rusisë, të cilat nuk ka qenë e mundur të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

Qytetet në pjesën perëndimore të Rusisë janë përballur me sulme të vazhdueshme me dronë prej majit 2023. Për këto sulme, zyrtarët rusë e kanë fajësuar Kievin.

Zyrtarët ukrainas nuk marrin asnjëherë përgjegjësi për sulme në territorin rus, apo në Gadishullin e uzurpuar të Krimesë.

Rajoni i Belgorodit në veçanti ka qenë cak i sulmeve të mëdha. Në dhjetor 2023 u vranë 25 njerëz nga një sulm në qendër të qytetit Belgorod.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Pas

Nuk ofronin shërbim, pacientët i çonin në një klinikë private, zv/drejtoresha e QSUT-së e 6 mjekë të onkologjikut në hetim

Para

Julian Assange do ta pranojë fajësinë dhe do të lirohet nga burgu

Para
Julian Assange do ta pranojë fajësinë dhe do të lirohet nga burgu

Julian Assange do ta pranojë fajësinë dhe do të lirohet nga burgu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Situata në THETH, Sharka: Spektakël i shëmtuar, duam të kthejmë shqiptarët por po i detyrojmë të ikin

Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

EMRAT/ Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë. Një 60-vjeçar kreu i grupit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

Macron për shpenzimet e mbrojtjes: Evropa po përballet me kërcënimin më të madh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.