Rusia po prodhon disa mijëra dronë vetëvrasës me rreze të gjatë veprimi, në një fabrikë ku stafi i punëtorëve përbëhet nga adoleshentë.
Fëmijë, të cilët sapo kanë mbushur 15 vjeç, me përfundimin e klasës së nëntë, punojnë për prodhimin e dronëve “Geran-2”, që është versioni rus i modelit iranian “Shahed”.
Adoleshentët vijnë kryesisht nga institutet arsimore teknike.
Dronët “Shahed” dhe varianti i tyre rus janë kthyer në një mjet të rëndësisshëm në planet e presidentit rus Vladimir Putin për të bombarduar pa pushim qytetet ukrainase, në përpjekje për të demoralizuar vendin që të mbrohet nga lufta në shkallë të gjerë e nisur nga Moska.
Teksa ka vizituar fabrikën Yelabuga, Putin ka propozuar që modele të ngjashme të ngrihen edhe në zona të tjera të vendit, për të reduktuar vartësinë e Rusisë nga importet iraniane.
Zyrtarët evropianë të mbrojtjes besojnë se teksa prodhimi rritet, Kremlini planifikon të përdorë mijëra “Shahed” me kosto të ulët për të sulmuar çdo natë ndaj Ukrainës.
Sipas vlerësimeve, Rusia prodhon mbi 5 mijë dronë në muaj dhe vetëm në gjysmën e parë të 2025-s, 18 mijë prej tyre janë ndërtuara në impiantin në Yelabuga.
Aktualisht, Moska po e godet Ukrainën me mbi 500 dronë dhe raketa çdo natë dhe analistet besojnë se kapacitetet e saj mund të arrijnë shumë shpejt në 1 mijë dronë e raketa në ditë.