01:34 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rusia rrit buxhetin e mbrojtjes me 25%, shqetësime në Europë

08:12 | 01/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rusia rrit buxhetin e mbrojtjes me 25%, shqetësime në Europë

Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argëtimi dhe udhëtimet po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në shpenzimet e familjeve shqiptare.

Sipas të dhënave të INSTAT, që referohen në treguesit e fundit të “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, familjet shqiptare kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 miliardë lekë  (117 mln euro) në vitin 2023. Në vitin 2022, konsumi i familjeve shqiptare për shërbimet ajrore ishin 7,5 miliardë. Në 2023, shpenzimet e familjeve për shërbimet e transportit ajror shënuan rritje vjetore me 55.7%

Burimet nga Tirana International Airport pohojnë se fluksi i udhëtimeve në Aeroportin Nënë Tereza është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Në vitin 2023, Aeroporti i vetëm në vend shënoi rreth 7,3 milionë pasagjerë, me rritje 39% në krahasim me vitin 2022. Ndërsa nga janari deri më 21 shtator 2024 janë tejkaluar 8 milionë pasagjerë, duke sinjalizuar se rritja e fluksit të udhëtimeve do të jetë edhe më e lartë këtë vit.

Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e fluksit të lëvizjeve po vjen edhe nga udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit. Biletat e lira dhe rritja e shërbimeve “low cost” po bëjnë që gjithnjë e më shumë shqiptarë të kalojnë fundjavat jashtë vendit. Shërbimet e transportit u renditën në katër grupet me rritjen me të  madhe të shpenzimeve të familjeve për vitin 2023.

Kompanitë e fluturimeve ajrore vitet e fundit kanë shtuar destinacionet me kosto të përballueshme për familjet shqiptare. Teksa Shqipëria po shtrenjtohet nga flukset e larta të turistëve të huaj, shumë shqiptarë preferojnë të udhëtojnë. Shpenzimet për bileta të avioni zunë 0,75% të konsumit final të familjeve shqiptare me 2023, nga 0.5% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2022.

Pas pandemisë udhëtimet dhe shërbimet e lidhura me to kanë pësuar rritje të shpejtë. Pandemia Covid -19, që çoi botën në masa ekstreme të bllokimit të lëvizjeve. Me heqjen e kufizimeve u rikthye një oreks i ri për udhëtime në të gjithë globin. Të dhënat tregojnë se edhe shqiptarët janë në këtë trend, ku udhëtimet dhe sidomos ato me avion po bëhen pjesë integrale e buxheteve të familjeve./Monitor

cxs

Etiketa: INSTATRusia
Pas

Rusia rrit buxhetin e mbrojtjes me 25%, shqetësime në Europë

Para

Tërmeti shkund Greqinë, ja sa ishte me magnituda dhe epiqendra

Para
Tërmeti shkund Greqinë, ja sa ishte me magnituda dhe epiqendra

Tërmeti shkund Greqinë, ja sa ishte me magnituda dhe epiqendra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.