03:55 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rusia sanksionon gruan dhe vajzën e Joe Biden

12:14 | 28/06/2022
në Bota, Te Gjitha
0
Rusia sanksionon gruan dhe vajzën e Joe Biden

Rusia ka shtuar në listën e sanksioneve Jill Biden, gruan e presidentit amerikan Joe Biden dhe vajzën e tyre Ashley, si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimeve të Uashingtonit kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë, ka thënë përmes një deklarate më 28 qershor se 23 akademikë tjerë dhe zyrtarë amerikanë janë shtuar në listë, duke përfshirë liderin e republikanëve në Senat, Mitch McConnell dhe senatorët, Charles Grassley, Kirsten Gillebrand, Susan Collins, Ben Sass, dhe Martin Heinrich.

“Si përgjigje ndaj zgjerimit të sanksioneve amerikane kundër politikanëve dhe figurave publike ruse, 25 shtetas amerikanë janë të përfshirë në ‘listën e ndalimit’. Aty janë edhe senatorët që janë përgjegjës për krijim të narrativës rusofobe, si dhe pjesëtarë të familjes së presidentit Joe Biden”, është thënë në deklaratë.

Personave të sanksionuar u ndalohet hyrja në territorin rus.

Shtetet e Bashkuara janë në krye të përpjekjeve ndërkombëtare për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, të nisur më 24 shkurt.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë vënë sanksione kundër disa individëve, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe vajzat e tij, ndaj ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe familjes së tij, si dhe ndaj disa oligarkëve të lidhur me Putinin.

Perëndimi ka zbatuar sanksione të ashpra ndaj Rusisë, duke ia izoluar rrjetin financiar, më pas duke i ngrirë asetet dhe duke vënë embargo të pjesshme në importet ruse të naftës. REL

Pas

Marash Kumbulla nis pushimet, relaksohet me të dashurën italiane në Mykonos

Para

“Pijeni ujtin, janë kryer analiza të thella”/ Gjici “thirrje” kuksianëve: Është thjesht virozë, këta shpifësat e PD-së përhapën panik…

Para
“Pijeni ujtin, janë kryer analiza të thella”/ Gjici “thirrje” kuksianëve: Është thjesht virozë, këta shpifësat e PD-së përhapën panik…

"Pijeni ujtin, janë kryer analiza të thella"/ Gjici "thirrje" kuksianëve: Është thjesht virozë, këta shpifësat e PD-së përhapën panik...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.