Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i transmetoi këtë mesazh Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, përmes një bisede telefonike të iniciuar nga pala amerikane, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë
Për Rusinë sulmi ndaj trupave qeveritare është I pa pranueshëm spse është shkelje e sovranitetit të një vendi tjetër dhe kjo mund të çojë në incidente.
Rusia ka njoftuar dje se i ka thënë SHBA-së se është e papranueshme për Uashingtonin që t’i sulmojë forcat pro-qeveritare në Siri pasi ushtria amerikane kreu sulme ajrore ndaj milicisë pro-Assadit muajin e kaluar.
“Lavrov ka shprehur mospajtimin e tij kategorik me sulmet amerikane ndaj forcave pro-qeveritare dhe i ka bërë thirrje atij (Tillersonit) që të ndërmarrë masa konkrete për t’i parandaluar incidentet e ngjashme në të ardhmen,” ka thënë ministria ruse. (B.H/Shuplaka)