Pasi dënoi sulmin e Rusisë kundrejt Ukrainës në ditën e Krishtlindjes, presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar ekipit të tij të mbrojtjes që të vazhdojë dërgesat me armë në Ukrainë.Rusia lëshoi dhjetëra raketa dhe dronë kundrejt sistemit energjetik të Ukrainës ditën e djeshme.
Sulmet ruse u cilësuan nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky si “çnjerëzore”. Ndërkohë që presidenti amerikan tha se qëllimi i sulmi rus ishte që Rusia të ndërpriste aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit
“Qëllimi i këtij sulmi të egër ishte të ndërpresë aksesin e popullit ukrainas në ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit dhe të rrezikojë sigurinë e rrjetit të tij”, tha Biden.
Uashingtoni ka dhënë 175 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën gjatë luftës, por e ardhmja e financimit të SHBA është në pikëpyetje, pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vënë në dyshim nivelin përfshirjes se SHBA në Ukrainë, duke thënë që Evropa duhet të mbajë më shumë “barrën” për të dërguar armë në Ukrainë.