11:09 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Rusia të tërhiqet menjëherë”/ BE dënon sulmin ndaj Kievit: Kjo është një luftë agresioni!

08:38 | 24/02/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rusia të tërhiqet menjëherë”/ BE dënon sulmin ndaj Kievit: Kjo është një luftë agresioni!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar atë që e ka quajtur agresion të pashembullt ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Bashkimi Evropian është me Ukrainën, ka thënë ajo.

“Rusia duhet të tërheqë ushtrinë dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”.

Shefja e BE-së ka thënë se liderët e bllokut evropian do të diskutojë për këtë situatë dhe do të miratojnë masa tjera kundër Rusisë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, ka thënë Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Presidenti rus ka konfirmuar se ka nisur, siç ka thënë, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka dënuar operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” ndaj Ukrainës dhe ka shtuar se bota “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”.

Para sulmit në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë këtë javë se njeh pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë si shtete të pavarura. Ky vendim është dënuar nga Perëndimi./REL

Pas

Ukraina mbyll hapësirën ajrore për fluturimet civile, Rusia i dërgoi mesazh urgjent

Para

Bombardimet ruse në Ukrainë, sa persona kanë vdekur deri tani

Para
Bombardimet ruse në Ukrainë, sa persona kanë vdekur deri tani

Bombardimet ruse në Ukrainë, sa persona kanë vdekur deri tani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elisa Spiropali përshëndet dhënien e titullit “Honoris Causa” Alfred Moisiut: “Një figurë që përshkon tre kohë të historisë shqiptare”

Sot në orën 13:00 nis bllokimi i rrugëve për Giro d’Italia, policia e Tiranës: Akset ku nuk lejohet qarkullimi

Vota e diasporës, 172 006 zarfe të mbërritura në KQZ

Rama mesazhin e fundit Diasporës: Mos e humbni takimin me historinë në 11 maj

Dështon për të 13 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ushtroi dhunë ndaj kushëririt, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Qëlloi me armë zjarri ndërsa drejtonte makinën për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

EMRI/ U vra në Itali me thikë, shqiptari humbi jetën pas sherrit për një vajzë

SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën: Akuzohet për trafik droge me vlerë 3.3 milionë euro në Gjermani

“Vota jote nuk ka çmim”/ Ambasada amerikane mesazh për qytetarët 2 ditë para zgjedhjeve: Vendos për të ardhmen tënde

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.