20:12 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane

12:45 | 05/09/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rusia zotohet se do të ndërmarrë veprime ndaj mediave amerikane

Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj mediave amerikane si përgjigje ndaj akuzave të Shteteve të Bashkuara për udhëheqësit e mediave ruse dhe transmetuesit shtetërorë, Russia Today (RT), që Uashingtoni i akuzon se po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Një ditë më herët, SHBA-ja ngriti akuza për pastrim parash ndaj dy punonjësve të RT-së për atë që zyrtarët thanë se ishte një skemë për të punësuar një kompani amerikane që të prodhojë përmbajtje online për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2024.

SHBA-ja, po ashtu, njoftoi për veprime që shënjestrojnë RT-në, përfshirë kryeredaktoren Margarita Simonyan. Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi i Rusisë është të krijojë përçarje politike në SHBA dhe të dobësojë mbështetjen e publikut amerikan për ndihmën për Ukrainën, e cila po përballet me luftën e nisur nga Rusia.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se lëvizjet e SHBA-së ishin pjesë e një plani për të mbytur çdo zë kundërshtues nga peizazhi mediatik dhe për të nxitur frikë në mesin e votuesve amerikanë lidhur me Rusinë, duke e paraqitur si një armike mitike të jashtme.

“Kur autoritetet ndërmarrin veprime të tilla primitive për të ndikuar te votuesit e tyre, kjo paraqet rënie të ‘demokracive liberale’”, tha zëdhënësja e MPJ-së ruse përmes një deklarate.

“Do të ketë përgjigje”, shtoi ajo.

Reporterët pa Kufij e listojnë Rusinë në vendin e 162-të nga 180, sa i përket lirisë së medias, ndërkaq SHBA-ja renditet në vendin e 55-të. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, Rusia ka shtrënguar kontrollin mbi informacionin dhe mediat, duke detyruar shumë prej tyre që t’i mbyllin zyrat në Rusi. Moska, po ashtu, i ka shpallur shumë gazetarë dhe aktivistë si “agjentë të huaj”.

Shumë media perëndimore janë larguar nga Rusia që nga nisja e luftës dhe pothuajse asnjë gazetar amerikan nuk ka mbetur në Rusi./ REL

Pas

Lista Serbe: Institucionet paralele nuk e kanë shkelur ligjin

Para

Pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti në Kombinat, Veliaj: Do sigurohemi t’i mbarojmë brenda vitit

Para
Pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti në Kombinat, Veliaj: Do sigurohemi t’i mbarojmë brenda vitit

Pallatet e reja për familjet e prekura nga tërmeti në Kombinat, Veliaj: Do sigurohemi t’i mbarojmë brenda vitit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.