Rutte tha se zgjidhja për një paqe afatgjate është politike dhe në këtë drejtim, ai tha se NATO do të vazhdojë të mbështes plotësisht normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Kjo është e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e duhura dhe të fokusohen në dobitë afatgjate”.
“E kuptoj plotësisht që kjo kërkon vendime të vështira, por që duhet të shohim atë pamje më të gjerë. Normalizimi sjell stabilitet më të madh, më shumë mundësi investimi dhe pastaj siguri më afatgjate për të gjithë rajonin”, tha Rutte, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se ky është mesazhi që do të vazhdojë ta theksoj përpara të gjitha palëve që do t’i takoj në rajon.