Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka nisur një aksion, me një akt normativ, për të goditur pasuritë e personave të lidhur me krimin, të quajtur ndryshe dhe Operacioni Forca e Ligjit.
Por çfarë mendojnë qytetarët në lidhje me këtë aksion, a është kjo një shoë, a është e mjaftueshme, apo ky operacion do të jetë i suksesshëm?
Qytetarët kanë dhënë mendime të ndryshme në mikrofonin e Fax Neës, edhe pse një pjesë e tyre, nuk e kuptonin qartësisht qëllimin e aksionit.
‘Nuk e di fare për çfarë është’, shprehet një qytetar.
‘’Gjë më e mirë se ligji në një shtet nuk ka, por e keqja është se këtu te ne më të theksuar janë vetë pushtetarët, nëse do ta kishin nisur nga vetja do të kishte kuptim. Krimi luftohet dhe goditet çdo ditë, nuk bëhet me fushata, e shohin se iu dalin kundër dhe më pas i sulmojnë. Pse sot u blenë të gjitha ato, jo jo nuk kam një besim”, shprehet një tjetër qytetar në sheshin Skënderbej.
Ka qytetarë që mendojnë se aksioni duhet të kishte nisur shumë më herët, dhe ka të tjerë që mendojnë se rezultatet janë shumë të pakta.
Për më shumë ndiqni videon e mësipërme.