Për të gjithë ata që ishin të interesuar se di do jetë moti për Vitin e Ri, Meteoalb njofton se do të jetë i kthjellët por i ftohtë.
Këto kushte atmosferike do të mbozotërojnë deri për Vitin e Ri në vendin tonë, përjashtuar zonat malore ku gjatë fundjavës do të kenë rreshje të pakta dëbore.
Megjithëse me kthjellime, temperaturat vijojnë të ulen për shkak të masave ajrore me origjinë veri-verilindore.
Kjo do të bëjë që gjatë fundjaves dhe ditës së hënë temperaturat të zbresin në -6 gjatë mëngjesit në zonat malore, deri ne 10°C mesdita.