08:54 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Sa do t’i kushtojnë shqiptarëve zgjedhjet e qershorit? Shuma që do të marrë secila nga partitë

09:17 | 21/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
KQZ tregohet bujare, sa do të paguhen komisionerët dhe numëruesit e zgjedhjeve të 18 qershorit

Zgjedhjet Parlamentare që do të zhvillohen në Qershor padyshim që kanë edhe një kosto financiare që do të duhet të shpenzohen nga taksat tona. Gati 3 miliardë lekë të vjetra do të japë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga buxhetit i shtetit për 12 parti politike në mënyrë që ato të kryejnë fushatën zgjedhore për parlamentin e ri. 7 parti parlamentare dhe 5 jo parlamentare do të marrin të gjitha së bashku 290 milionë lekë të reja.

Shqiptarja.com publikon tabelën e plotë se sa lekë do të marrë më 24 janar me vendim KQZ-je secila parti për financimin e fushatës. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore. Ligji “Për buxhetin e vitit 2017”, ka parashikuar fondin prej 290 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2017.

Formula

Ligji “Për partitë politike”, përcakton rregullat sipas së cilave bëhet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë politike: 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor; 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare; 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi. Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parlamentare.

Shpërndarja

Shuma totale që përfiton secila parti politike si mbështetje financiare për vitin 2017, është shumatorja e të gjitha shumave që rezulton nga llogaritjet e mësipërme. Sipas këtyre përllogaritjeve, rezulton se partia që do të përfitojë më shumë është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ajo do të marrë 112.453.783 lekë. Partia e dytë që përfiton është partia më e madhe e opozitës.

Partia Demokratike do të marrë në 87.274.533 lekë. E treta është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila do të marrë 31.405.453 lekë. Lista vijon me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet që merr 11.474.913 lekë, dhe Partia Republikane Shqiptare që përfiton 10.122.643 lekë. Dy parti të tjera parlamentare me nga një deputet në Kuvend, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë marrin nga 6.304.503 lekë. Fonde do të marrin edhe 5 parti jo parlamentare për shkak të votave të grumbulluara në rang kombëtar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Fryma e Re Demokratike do të marrë më shumë para, 5.326.333 lekë, kurse katër partitë e tjera: Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate, Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Aleanca Kuq e Zi do të marrin nga 4.833.333 lekë. Investimi total i buxhetit të shtetit për fushatën zgjedhore të 18 qershorit është 290 milionë lekë të reja. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: financimetpartitezgjedhjet
Pas

Aksident i tmerrshëm në Itali, merr flakë autobusi me nxënës, 16 viktima

Para

Poul Pogba kërkon rikthimin e Januzaj te United, dëshiron të luajnë sërish së bashku

Para
Poul Pogba kërkon rikthimin e Januzaj te United, dëshiron të luajnë sërish së bashku

Poul Pogba kërkon rikthimin e Januzaj te United, dëshiron të luajnë sërish së bashku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.