Në dhjetor të vitit të kaluar, moderatorja e njohur, Vilma Masha u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Sea.
Që nga ai moment, Vilma është treguar shumë e rezervuar, duke publikuar rrallë foto pranë së bijës. Portretin e saj moderatorja e ka zbuluar vetëm së fundmi.
Ajo dhe vogëlushja janë në kopertinën e revistës “Star People”. Vilma ka publikuar një foto në Instagram, krahas së cilës shkruan: “Ju prezantoj me Sean!”
“Vajza quhet Sea, që do të thotë det, ujë, tjetër dimension, i pastër, i rrjedhshëm. Plus emër që nuk mund të shkurtohet, pasi ne e kemi zakon që i shkurtojmë emrat. Emrin e pamë te dy, na pëlqeu dhe bashkëshorti insistoi më shumë. Lexuam dhe emra të tjerë por mbetëm te Sea”, u shpreh Vilma kohë më parë kur zbulonte se pse e kishte quajtur Sea të bijën.