Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur kryetarit të bashkisë së tiranës Erion Veliajt, pas deklaratës së këtij të fundit lidhur me ndërtimet që po bëhen në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
“Erion Veliaj, kerme njeriu qe shpif me te njejten lehtesi qe shkel mbi gjakun e femijeve ne Sharre, qe korrupton prokurore e gjyqtare, do te te vije dita shume shpejt…”, shkruan Basha.
Veliaj është shprehur se kritikuesit e tij nuk shkojnë aty të protestojnë sepse kanë interesat e veta. Madje ka akuzuar Bashën, se reagimi i tij për lulishten ka qenë teatër, pasi i ka ardhur keq që lekët e kunatit kanë shkuar taksa për bashkinë.
“Si nuk vijnë, e ke vënë re pse nuk vijnë aty të protestojnë.
Ishte ngrirë, se ky bënte lojë ngriva-shkriva, sa e pa që lekët e kunatit shkuan taksë për bashkinë, u shkri të reagojë.A ka turp më të madh se një njeri që u rraf, doli nga ngrirja sapo pa që bakshishi i kunatit shkoi taksë për bashkinë.
Më mirë t’i marri taksa bashkia, lekët e këtyre sesa të shkojnë te xhepi i kunatit.
E patë si më lanë vetëm dashnorët e pemës, te çështja e digës, unë do luftoj gjithmonë prej vërteti, e jo teatër për inat të kunatiit që s’mori para.”, tha Veliaj. (D.D/Shuplaka)