Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu ditën e djeshme ishte e ftuar në programin e Rudina Magjistarit, bashkë me motrën e saj.
Ndërkohë që fliste për lidhjen e ngushtë me motren, në një moment Fatma shpërtheu në lot, duke risjellë në vëmendje vuajtjet e një periudhe aspak të mirë ekonomike për familjen e saj.
Por, ndërsa shumë shqiptarë gjendën veten në këtë moment, ka dhe nga ata që e panë si një shtirje, pasi moderatorja pohoi se është rritur me bollëk.
“Sa më habite kur deshe të shisje mend e ktej s’ke pas “buk të hash” apo të blesh libra. S’dua të ofendoj e dashur se mbase përqindja më e madhe e shqiptarëve janë apo kanë qenë me vështirësi të tilla si ju, port ë pakten mos e thoshe që jemi rrit mir e kemi pas me bollëk”,– shkruan një komentuese.
Menjëherë ka ardhur përgjigja e moderatores, që në një farë mënyre ka treguar se ka qenë një moment i vështirë në familje ku punët e prindërve s’po shkonin siç duhet.
“Sepse është e vërtetë që jam rritur me bollëk, por të mirat material e dashur ikin e vijnë, dhe s’ka asgjë për t’u habitur, sot je milioner e nesër gdhihesh pa asnjë kacidhe në xhep, se të mbyllet biznesi, bie nga puna, etj, etj. Si çdo familje dhe e imja ka pasur momente të vështira, por ja kemi dalë mbanë pikërisht se kemi qenë të bashkaur,”– i përgjigjet Fatma.