05:27 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit?” Deklarata prekëse e deputetes greke pas vrasjes së shqiptarit

19:12 | 04/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit?” Deklarata prekëse e deputetes greke pas vrasjes së shqiptarit

Vrasja e shqiptarit në Korfuz nga një shtetas grek i cili thuhet se është pjesë e ekstremistëve të Agimit të Artë, ka shjellë një sërë reagimesh.

Në vazhdën e tyre është edhe ai i deputetes së SYRIZA në Korfuz Fotini Vaki, e cila shprehet kundër të vrasjeve për shkak të nacionalizmit, grek ndërsa ka mbajtur qëndrim të fortë.

Me fjalë mjaft prekëse, deputetja greke shprehet:

“Sa imigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”?

Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastik) që dërmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?

Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarpërit?

Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’?

Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, punëtor shqiptar i tokës. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin”.

Me të njëjtën forcë e dënon edhe partia e saj SYRIZA vrasjen e shqiptarit, ndërsa kërkon luftë të vazhdueshme e të fortë kundër racizmit.

“Vrasja brutale në Lefkimmi të Korfuzit të punëtorit 63 vjeçarit Petrit Zifle ishte një krim racist nga një anëtar i Agimit të Artë, rast për të cilin duhet të jepet menjëherë drejtësi.

Konfirmohet në mënyrën më tragjike, edhe një herë, se organizata kriminale mbjell urrejtje, duke armatosur dorën e njerëzve kundër njerëzve.

Ky rast na kujton, megjithatë, përgjegjësinë e të gjithëve ne për të forcuar luftën kundër racizmit dhe nacionalizmit dhe atyre që kultivojnë intolerancën në shoqërinë greke.

Dhe sigurisht dënimi i urrejtjes raciste dhe nacionaliste nuk duhet të bëhet me gjysmë fjalë dhe pas ngjarjeve, por të shoqërohet me luftë të vazhdueshme dhe të përditshme kundër manifestimeve të saj”, – shkruhet në njoftimin e fundit të SYRIZA.

Kujtojmë se 63-vjeçari shqiptar Petrit Zilfe, u vra në Dragotina, Korfuz, më 25 nëntor, ndërsa mediet greke raportuan se vrasja e tij kishte ardhur pas një konflikti të karakterit etnik. Autor për këtë është një 44-vjeçar, që rezulton të jetë pjesë e “Agimit të Artë”.

Thuhet se, vrasësi kishte hapur debat për jogrekët dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle. Të pranishmit e tjerë në lokal i ndajnë dhe vrasësi largohet duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi i thërrisnin Petro. Më pas vrasësi i bën pritë dhe vret shqiptarin, të cilin e hedh në një hendek, ku u gjet të mërkurën.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Jetë luksoze me rrogë 300 euro, Majk thumbon vajzat: Woow si e bëni këtë?

Para

Pompeo vë në pikëpyetje rendin e tanishëm botëror, fajëson SHBA-të dhe Europën

Para
Pompeo vë në pikëpyetje rendin e tanishëm botëror, fajëson SHBA-të dhe Europën

Pompeo vë në pikëpyetje rendin e tanishëm botëror, fajëson SHBA-të dhe Europën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.