06:54 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sa është numri i zyrtarëve të lartë që kanë përdorur Sky Ecc? Ja si përgjigjet kreu i SPAK Dumani

14:05 | 15/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
“Kemi strategji kundër pastrimit të parave”, Dumani: Kemi konfiskuar 41 milionë euro

Deputeti i PD Dashamir Sula, ka drejtuar disa pyetje për kreun e SPAK Altin Dumanin. Sula tha se çfarë po bën SPAK për parandalimin e pastrimit të parave.

Po ashtu, Sula ka thënë se nëse mundet, kreu i SPAK Dumani të thotë sesa zyrtarë të lartë kanë përdorur Sky Ecc. Altin Dumani u përgjigj se nuk mund të japë dot informacione për këtë pyetje, teksa u përgjigj për çështjet e tjera.

Dashamir Sula: SPAK është mision, që nuk duhet shpërdoruar. Lideri i PD po mbahet në arrest shtëpie, për një VKM, por është e pakonceptueshme që kemi VKM të tjera, siç është rasti i ndërtimit të kateve pa leje në kulla apo VKM që kanë dalë për inceneratorët. Ata persona që hetojnë këto vepra penale mos të kenë dopio standard. Në sektorin e ndërtimit qarkullojnë rreth 4 miliard euro, ndërsa në banka qarkullojnë 85 milionë euro, që nënkupton se 3.2 miliardë euro qarkullojnë në të zezë. Sektori i parandalimit të pastrimit të parave a e kryen detyrën, duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë të larta? Sa i përket Sky Ecc, sa është numri i zyrtarëve që kanë përdorur platforma të tilla? Krimi i organizuar po ndikon deri në vendosje të zyrtarëve të lartë.

Altin Dumani: Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me Agjencinë e Pastrimit të Parave, që ka luajtur dhe luan kontribut tepër të madh për çështje që kemi përfunduar si hetim dhe po hetojmë. Bankat janë te sensibiluzuara, që të raportojnë rastet tek kjo agjenci. Bankat raportojnë, njohin detyrimet e tyre ligjore, ka sektorë të tjerë, që ne i kemi identifikuar, ku ka nevojë për ndryshime ligjore. Këto agjenci të bëjnë raportim. Nuk kam informacion për të dhënë për Sky Eccc, z deputet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një betejë e përditshme dhe vetëm nuk bën dot asgjë. Të gjitha institucionet të bashkëpunojnë për të luftuar korrupsionin.

Etiketa: SPAK
Pas

“Për Ahmetajn dhe Berishën SPAK ndoqi dy standarde. Për inceneratorët asnjë masë”, Dumani: Çështje nën hetim!

Para

Shiste drogë e cigare të kontrabanduara në tabakinon e tij, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

Para
Shiste drogë e cigare të kontrabanduara në tabakinon e tij, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

Shiste drogë e cigare të kontrabanduara në tabakinon e tij, arrestohet 32-vjeçari në Krujë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.