23.20% është pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale të kësaj të diele deri në orën 13:00, shifër kjo në rang vendi.
Pjesëmarrja e votuesve në Tiranë sipas KQZ deri në këtë orë është 24.57%.
Bashkitë që kanë pjesëmarrjen më të lartë në raport me numrin e votuesve janë Kukësi, Devolli, Selenica, Roskoveci, Tropoja, Kolonja, Skrapari, Puka, Libohova dhe Fushë Arrëzi.
Ajo që vihet re është se në bashkitë e vogla dhe pa ndonjë peshë të madhe elektorale ka një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve.
Në orët e para të procesit të votimit kishte një sërë vonesash, për shkak të pajisjeve PEI, apo në disa zona për shkak të mungesës së komisionerëve.