Vendimi për ndërprerjen e transmetimeve analoge dhe kalimin e tyre në digjitale, ku qytetarët do duhet dhe të blejnë edhe dekodera të rinj, ka shkaktuar shumë pakënaqësi. Përveç se të zënë në befasi, shumë prej njerëzve janë shprehur se nuk kanë as mundësi ekonomike që të blejnë dekoderat e rinj.
Reagime ka pasur edhe në rrjete sociale ku janë adresuar kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke hedhur akuza të ndryshme se këtë po e bën për të kënaqur klientët e tij, edhe pse duke vjedhur qytetarët.
Ndërkohë ashtu si herë të tjera nuk ka munguar edhe ironia e shprehur nëpërmjet ‘memeve’ të ndryshme që në qendër kanë kryeministrin.
Disa prej tyre:
(B.H/Faxweb)