Ndarja e parakohshme e gazetarit Fatos Baxhaku ka prekur thellë të gjithë kolegët të cilët patën fatin të punonin me të, apo të ishin dikur studentë të tij.
Një prej tyre, gazetarja Klodiana Kapo ka rtrëfyer dhe telefonatën e fundit me të, ku plot me kurajo besonte se do të mposhtte sëmundjen e rëndë, e cila e kishte prekur prej disa muajsh.
Kapo rrëfen bisedën me baxhakun, i cili besonte se shkenca kishte ecur aq shumë, sa me kurimet që merrte mund të mposhte sëmundjen, dhe brenda shtatorit të kthehej në punë, në punën që aq shumë i ishte dedikuar në këto vite.
Postimi i plotë i Kapos:
Prit Tos!
Më the se po bëheshe më mirë: “Ja sa të mbyllet gushti, e në shtator jam krejt për punë”.
Ҫ’ishte ky lajm qe na dhe mor Tos! Na le pa frymë…!
“Janë shumë raste Klod, shkenca ka ecur, do ja hedh dhe unë,,,mos u mërzit”
Por JO! Zoti bëri një shaka të hidhur e të mori kaq shpejt.
Është e vështirë të të thuash lamtumirë Tos!
Zoti e di sa do mungosh, Tos! Kurrë s’doje të mërzisje kënd! Kurrë s’u ankove! Kurrë s’ngarkove apo shkele mbi dikë! As kur dhimbja të merrte gjumin, ti prapë nuk u ankove.
“Familja, Klod, kjo është pjesa më e rëndësishme në jetë. Gezojuni me aq mundësi sa keni!”
Tos, sot ti ikën, e do i mungosh aq shumë familjes tënde, Borës, Kejdës, Turit, Tanit, Arbës dhe
Brikenës, që me dashuri e thërrisje “motra e madhe”.
Ti, njeriu me shpirt të lirë, rebel, me mendje të bukur e zemër të madhe, do na mungosh ne, miqve, Enos, Tanit, Mondit, Gertës, Rezit, Ildës, Landi, Titit, Lirës, Xhixhit. Oh sa shumë jemi Tos!
Sot miqtë janë të rrallë, por ti ke kaq shumë… se gjatë gjithë jetës tënde vetëm dhe … pa kërkuar asgjë në këmbim.
Sa herë qeshje, e më thoje: “E sheh? Të gjithë nxënësit e mi janë bërë shefat e mi sot”.
Por askush s’e ka penën, mprehtësine dhe zemrën tënde. Atë zemër, qe në fund na tradhtoi të gjithëve.
Lamturmirë Tos!
(E.K/Faxweb.al)