Ekspertët thonë se testimi është një komponent thelbësor për kontrollin e shpërthimit, por një problem i madh është se sa i vërtetë është testimi. Natyra e Covid-19, është se ka një kohë për të shfaqur simptoma dhe çdo test që realizohet nuk është një përgjigje përfundimtare.
“Unë personalisht nuk do ta konsideroja një provë të vetme një fakt që të qëndroja larg njerëzve të mi, të cilët janë të moshuar dhe do të rrezikonin edhe më shumë,” tha Carl Bergstrom, një profesor biologjie në universitetin e Uashingtonit që studion sëmundje infektive.
Ndërsa Lucy Wilson, një specialist i sëmundjes infektive, në universitetin e Maryland Baltimore, thotë se testet me anë të tamponit të cilat përdoren vazhdimisht, u tregojnë njerëzve nëse ata janë të infektuar me koronavirusin në atë ditë, por duhet kohë që koronavirusi të përsëritet në një masë kritike për një test përfundimtar. Koha që kërkon ky proces ndryshon nga personi në person dhe varion nga dy deri në 14 ditë.
“Problemi është se ky virus është një virus i çuditshëm dhe koha e infektimit ndryshon shumë mes njerëzish,” tha Bergstrom.
Një shembull që ekspertët shpjegojnë është se nëse infektoheni sot dhe testoheni nëser ka shumë mundësi të dilni negativ edhe pse jeni të infektuar. Sipas tyre mesatarisht, njerëzit kanë tendencë të tregojnë simptoma ose të testojnë pozitive për virusin rreth pesë ditë pas ekspozimit.
Wilson tha gjithashtu se njerëzit duhet të përcaktojnë nëse simptomat që ata po përjetojnë janë rezultat i koronavirusit ose janë një sëmundje tjetër, siç është gripi. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA këshillon këdo që ka simptoma të qëndrojë në shtëpi dhe të izolohet sa më shumë që të jetë e mundur. Ekspertët thonë se prapambetja me saktësinë e testeve ka bërë që të kemi rezultate të gabuara dhe si rrjellojë të mos ndalojmë përhapjen e virusit. Sipas tyre një zgjidhje e mundshme është që njerëzit të testohen në momentin kur shkojnë në një aktivitet të caktuar. Për shembull njerëzit të testohen me anë të testit aerologjik, kur shkojnë në pishinë, në shkollë dhe në çdo aktivitet tjetër.
Më tej ekspertët shtojnë se njerëzit mendojnë se ata e kanë kaluar Covid-19, por nuk shkuan në spital, kështu që aa detyrimisht duhet të testohen me testin aerologjik. Bergstrom tha që disa thjesht duan të dinë nëse ajo ftohje e keqe që patën disa muaj më parë ishte në të vërtetë koronavirusi. Edhe pse testet e antitrupave nuk janë më të saktë se sa testi me tampon, ajo çfarë tregojnë testet serologjike është se japin një pamje më të qartë të shpërthimit të virusit, për shembull sa për qind e banorëve që hynë në pishinë janë të rrezikuar dhe nuk kanë antitrupa.
Ndërkohë për cilindo që ende pret rezultatet e provës, ekspertët thonë se është e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për çdo gjë. Bergstrom tregon se të gjithë duhet të peshojnë rreziqet dhe të zvogëlojnë mundësinë e tyre për ekspozim.
“Ne nuk mund të ndalemi së jetuari jetojmë jetën tonë. Por duhet të dimë rreziqet që do të na sjellë sëmundja dhe të marrim masa për parandalim,” tha Bergstrom.
The Washington Post-SI
Discussion about this post