07:45 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sa inovative janë bizneset në Shqipëri? INSTAT: Rreth 42.9% e ndërmarrjeve investuan në inovacion

12:36 | 06/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sa inovative janë bizneset në Shqipëri? INSTAT: Rreth 42.9% e ndërmarrjeve investuan në inovacion

Bizneset në Shqipëri po investojnë gjithnjë e më tepër në inovacion, duke sjellë risi në produktet e tyre ose futur procese të reja në biznes. Sipas të dhënave nga INSTAT, 42,9% e ndërmarrjeve të vrojtuara në Shqipëri kanë kryer një aktivitet inovacioni. Kjo shifër është rritur me 6,3% për periudhën 2020-2022.

Inovacioni rezulton më i lartë në ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve, ku bizneset që ushtrojnë aktivitetin e informacionit dhe komunikimit kanë rezultuar aktive në inovacion me 67,3%, ndërsa ato që ushtrojnë aktivitete financiare dhe të sigurimit me 52,7%.

Nga ana tjetër, aktiviteti i inovacionit në sektorin e industrisë rezulton me 39,3% ku përkatësisht bizneset që ushtrojnë veprimtari lidhur me energjinë elektrike, furnizimin me gaz, avull dhe ajër të kondicionuar kanë rezultuar aktive në inovacion me 44,4%, ndërsa në industrinë përpunuese me 42%.

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, vihet re se ndërmarrjet e vogla (10-49 të punësuar) kanë pësuar rritje të ndjeshme në aktivitetin e inovacionit me 7,4%. Bizneset e vogla kanë zhvilluar produkte inovative më shpejt se ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha.

Gjatë periudhës 2020-2022, 25,6% e të gjitha ndërmarrjeve zhvilluan inovacione të produkteve, ndërsa 36,3% zhvilluan procese biznesi të reja ose të përmirësuara. Në vitin 2022, shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet aktive në inovacion përbënë 58,1% të shitjeve neto gjithsej të ndërmarrjeve të vrojtuara, ndërsa numri i të punësuarve në këto ndërmarrje ishte 53,5%.

Etiketa: INSTAT
Pas

Aksident në autostradën Lushnjë-Fer, disa persona të lënduar

Para

Zgjedhjet në Francë/ Beteja e Macron dhe të majtës për të mposhtur Le Pen

Para
Zgjedhjet në Francë/ Beteja e Macron dhe të majtës për të mposhtur Le Pen

Zgjedhjet në Francë/ Beteja e Macron dhe të majtës për të mposhtur Le Pen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Besimtarët Myslimanë në Bulqizë falin Namazin e Kurban Bajramit

Kurban Bajrami, kreu i KMSH: Festë e dyfishtë, përkon me ditën e xhumasë!

Fier/ Besimtarët myslimanë falin namazin e Kurban Bajramit

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë! Spahiu: Paqe, begati e mirësi

Nga miqësia në armiqësi, si u kris marrëdhënia Trump-Musk

Sot myslimanët falën Kurban Bajramin në të gjithë botën

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.