15:39 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sa kanabis, ku dhe sa grupe kriminale ka zbuluar Policia e Shtetit. PUBLIKOHEN të dhënat

10:34 | 30/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sa kanabis, ku dhe sa grupe kriminale ka zbuluar Policia e Shtetit. PUBLIKOHEN të dhënat

Policia e Shtetit në një takim me kryeministrin Edi Rama ka bërë publike shifrat përsa i përket kultivimit të  lëndëve narkotike dhe personave të arrestuar si autorë të dyshuar. 

Duke iu referuar shifrave sipas Policisë së Shtetit  evidentimi i rasteve me kanabis është ulur 4.4 herë raste më pak se viti 2016.  

Në rang republike janë evidentuar 987 raste dhe 155 prej tyre janë gjetur të kultivura në tokë private ndërsa pjesa tjetër në toka publike. Po kështu qarku më problematik mbetet Shkodra në rang kombëtar, me 22% të kultivimit të kanabisit. Deri më tani sipas policisë janë goditur 55 grupe kriminale, krahasuar me 2016, janë goditur 31 raste më shumë.

Zëvëndësministrja Rovena Voda ka deklaruar se Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike, duke iu referuar shifrave të vitit 2016.

“Në fund të një verë të gjatë, të nxehtë, të lodhshme për qindra e mijëra punonjës policie në terren, por edhe dhjetëra forca e institucioneve ligjzbatuese, partnerët përfshirë, e them jo pa krenari, se kemi rezultate të pakrahasueshme dhe sot Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike.”, u shpreh Voda. 

SHIFRAT E PUBLIKUARA:

7439 bimë u gjetën  të mbira në mënyrë natyrale. Rreth 5200 janë gjetur në process tharje. Janë proceduar penalisht  94 persona. 13 prej tyre janë të arrestuar  dhe 37 janë ende në kërkim. 987 raste janë evidentuar në të gjithë vendin. Kultivimi  4,4 herë më pak se në vitin 2016.

155 kultivime kanabisi ishin në tokë private, pjesa tjetër në tokë publike.  Konstatohet se grupet kriminale po përdorin toka publike larg vende të banura për të kultivuar kanabis.   Vlora me 14% të kultivimit,Durrës 19% , Lezha me 10%, Fieri me 7% dhe Shkodra me 22%. Deri më tani janë oraganizuar 289 kontrolle policore. Janë sekuestruar 2 ton marjiuanë. 

Janë goditur 55 grupe kriminale, krahasuar me 2016 janë goditur 31 raste më shumë. Po ashtu janë më shumë se 140 operacione që janë nën vëzhgim. Janë zhvilluar 25 operacione me bashkëpunim ndërkombëtar. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: kanabisikultvimipolicia e shtetitpublikohenshifrat
Pas

Pas kanabisit Çako publikon planin e ardhshëm: Goditja e grupeve kriminale, sekuestro makinave luksoze

Para

Zv/ministrja e Brendshme e bindur: Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike

Para
Zv/ministrja e Brendshme e bindur: Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike

Zv/ministrja e Brendshme e bindur: Shqipëria nuk është më vend origjine për lëndët narkotike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Theksohet partneriteti strategjik për sigurinë

Lufta në Gaza, punonjësi i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze humb jetën pas një sulmi izraelit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Protesta pro refugjatëve në Angli, britanikët dalë në rrugë, thirrje qeverisë: Emigrantët janë të mirëpritur!

Lufta në Rripin e Gazës/ 6 të vdekur në 24 orët e fundit, shkak uria! OKB: Që nga maji, 10% e ndihmës ka mbërritur te civilët

Zelandë e Re, futi fëmijën 2-vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet 27-vjeçarja

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ish-ministrat dhe të dyshuarit e tjerë lihen në burg

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.