09:00 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sa kohë ndani me fëmijë?” Habit politikani shqiptar: I laj dhe u ndërroj pelenat (Video)

19:37 | 06/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sa kohë ndani me fëmijë?” Habit politikani shqiptar: I laj dhe u ndërroj pelenat (Video)

Deputeti Milaim Zeka ishte një nga protagonistët e emisionit “The One Show” ditën e sotme në Fax News, ku ndryshe nga herët e tjera, gjë të cilën ai e konsideroi si më të bukurën që i është bërë ndonjëherë, u intervistua nga disa fëmijë.

Një nga pyetjet që iu bënë ishte edhe për jetën e tij familjare, duke qenë se është prind, ai u pyet nëse kalon kohë me fëmijët e tij.

Përgjigja e deputetit nga Kosova ishte surprizuese, pasi tha se që nga viti 1990 kur është bërë babai i një vajze për herë të parë, dhe deri më sot, i lan vetë fëmijët e tij, i ushqen, madje iu ndërron edhe pelenat.

Pjesë nga intervista e Milaim Zekës për fëmijët e “The One Show”:

Pyetje: Sa i mbani premtimet që jepni para zgjedhjeve?

Zeka: Edhe kur kam qenë fëmijë nuk i kam gënjyer as mamin as babin. Për shembull t’ju them që po shkoj tek tezja e me shku me ba një punë tjetër. Premtimet i mbaj sepse kam hyrë në politikë vetëm për hatrin tuaj dhe për hatrin e pleqve

Pyetje: Sa vjedhin politikanët? Nëse ju do të fitoni zgjedhjet, a do të vidhni si ata?

Zeka: E para unë jam politikan prej dy vjetësh dhe e kam provuar gjatë kësaj kohë që nuk kam vjedhur. Politikanët tanë nuk e dinë aq shum që vjedhin se as vetë e dinë.

Pyetje: Çfarë mendimi keni për politikanët shqiptarë të maqedonisë?

Zeka: Mendoj se të gjithë politikanët shqiptarë, kudo, janë një çorbë e keqe dhe shumë neveritëse për fëmijët shqiptarë.

Pyetje: Ju keni fëmijë në shtëpi, a keni kohë të qëndroni me ta?

Zeka: Prej 1990 që më ka lindur vajza e deri sot që flasim, unë i laj, i ushqej u ndërroj pelenat, edhe sot vajza 3-vjeçare më hipën në kurriz dhe më thotë ti je kali im. Kështu që është kënaqësia më e madhe të bëhem kali i fëmijëve të mij.

Pyetje: Sa gënjejnë deputetët?

Zeka: Nuk e di sa gënjejnë por gënjejnë….

Pyetje: Çfarë do mendoni për fëmijët e Kosovës nëse fiton partia juaj, do të na përkrahni apo jo?

Zeka: Çdo lagje do të ndërtohet një çerdhe. Fëmijët e kosovës kanë për të pasur një edukatore për çdo 7 fëmijë….

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2280971108696060/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Milaim Zeka
Pas

Mbyllet votimi në Kosovë, dalin exit-poll-et e para për fituesit. Sa ishte pjesmarrja

Para

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ jep shifrat paraprake: Votuan më shumë qytetarë se në 2017

Para
Incidentet në votime, arrestimet dhe pjesmarrja. KQZ deklaratë zyrtare

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ jep shifrat paraprake: Votuan më shumë qytetarë se në 2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

Sot mbahet vazhdimi i 38-të i seancës për konstituimin e Kuvendit

Rinumërimi drejt fundit në Tiranë: Humbje votash për partitë kryesore, priten rezultatet përfundimtare

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

“Japoni: Rikthehet dënimi me vdekje ekzekutohet ‘vrasësi i Twitter-it’”

Shërbimet sekrete: Uraniumi i pasuruar i Iranit është zhvendosur para sulmeve

Los Angeles: Ndërron jetë kompozitori i famshëm Lalo Schifrin

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.