Që Kastro Zizo është pak i krisur kjo dihet tashmë, mirëpo këtë herë ka shkuar shumë larg. Ditën e djeshme, përmes një mesazhi në grup, Kastro njoftoi të gjithë miqtë, kolegët dhe mediat për fejesën e tij me një vajzë të quajtur Elma Sulejmani.
Dreka e fejesës do të mbahej sot, por të ftuarit, miqtë e kantautorit kanë shkuar në resortin në periferi të Tiranës ku do të mbahej festa dhe nuk kanë gjetur aty as Kastron dhe as partneren e tij, raporton revistaëho.com.
Emra të njohur të ekranit dhe medias ishin prezentë sot aty dhe të gjithë mbetën të habitur nga ky veprim i Kastros. Lajmi se fejesa u anulua u bë i ditur nga kamarierët dhe menaxheri i restorantit. Se çfarë ka ndodhur, këtë do të na e thotë vetë Kastro, i cili duhet t’u japë shumë sqarime miqve dhe kolegëve të tij, pasi të hapë telefonin…
Në foton e shkrepur shfaqet Rovena Stefën me të motrën, gazetari dhe opinionisti i “Top Shoë Magazine” Ervin Kurti dhe prezantuesja e “Siluetë” Gerta Gixhari. Të gjithë të hutuar nga kjo që ka ndodhur dhe duke shpresuar që Kastro të jetë mirë…
(E.K/FAXWEB)