04:37 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sa kushtojnë 5 ditë në Kanë? Përgjigjet Aurela Hoxha. Zbulon dhe projektin e ri në televizion

09:18 | 31/05/2017
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sa kushtojnë 5 ditë në Kanë? Përgjigjet Aurela Hoxha. Zbulon dhe projektin e ri në televizion

Aurela Hoxha ishte një nga modelet shqiptare pjesë e festivalit të Kanës. Për të dytin vit radhazi, qëllimi i Aurelës për të marrë pjesë në një event kaq të rëndishëm ka qenë mbrëmja gala AmFar, një prej eventeve më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë për mbledhjen e të ardhura për bamirësi.

E ftuar në emisionin e pasdites te Rudina Magjistari, Aurela ka treguar si e ka gjetur veten mes modeleve më të famshme të botës.

“AmFar është një nga organizimet më të veҫanta, ka edhe të tillë të ngjashëm, por ky i Kanës është më i rëndësishmi i vitit…”, thotë ndër të tjera ajo.

Tregues për këtë, shton Aurela, është edhe fakti që ditën kur mbahet festa gala, rreth zonës ku zhvillohet eventi, rruga është 7 km e bllokuar me makina edhe për shkak të njerëzve të famshëm që vijnë nga të katër anët e globit. Ajo tregon se pjesëmarrjen në këtë event e sheh si një mundësi për të marrë oferta të tjera nga kompani ndërkombëtare.

“Për mua është shumë e rëndësishme kjo pjesëmarrje. Vitin e kaluar, p.sh, pas këtij eventi mora një ofertë për të qenë pjesë e një filmi. Përveҫ kënaqësisë, këto evente më ndihmojnë për të krijuar kontakte. Është një derë e hapur që të jep një mundësi, nëse do të përfshihesh në tregun ndërkombëtar të modës, televizionit”, shprehet Aurela.

Duke qenë se vizita në këtë vend ka dhe kostot e veta, modelja ka pranuar se pesë ditë në Kanë kushtojnë jo pak.

“Të qëndrosh 5 ditë në Kanë dhe me shpenzimet e tua, është e vështirë. Kjo, për shumë arsye dhe përsa i kemi ne mundësitë për të qenë kaq të zhvilluar. Unë jam ndier me fat që kam qenë pjesë e këtij eventi. Kana është e shtrenjtë në këtë kohë, por ka edhe mundësi zgjedhjeje. Nuk është e thënë të flesh në hotel me 5 yje, mund të zgjedhës edhe më lirë se kaq. Është e kushtueshme, por jo diҫka e jashtëzakonshme, mund ta përballosh, aq më tepër kur bëhet fjalë që kjo është ëndrra ime dhe profesioni im’’, shprehet ajo.

Përsa i përket projekteve të reja, Aurela thotë se do të jetë nga shtatori pjesë e një projekti televiziv, të cilën mendon se do e bëjë shumë mirë. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Aurela hoxhakanemodeljasa kushton
Pas

Si tentoi t’i shpëtonte policisë 25 vjeçari nga Tropoja, akuzohet për shantazh

Para

Përfshirja në fushatë, MAS: Ndëshkim punonjësve dhe drejtuesve që shkelin ligjin

Para
Përfshirja në fushatë, MAS: Ndëshkim punonjësve dhe drejtuesve që shkelin ligjin

Përfshirja në fushatë, MAS: Ndëshkim punonjësve dhe drejtuesve që shkelin ligjin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.