12:03 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Sa minuta duhet të ushtroheni në një javë për të qenë mendërisht shëndoshë e për të parandaluar depresionin

23:59 | 13/10/2017
në Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sa minuta duhet të ushtroheni në një javë për të qenë mendërisht shëndoshë e për të parandaluar depresionin

Një studim ka gjetur se një orë ushtrime fizike në javë mund të parandalojnë depresioni. Ky është studimi më i madh që është bërë ndonjëherë në llojin e tij. Në të u përfshinë më shumë se 30 mijë të rritur, ku u gjet se ata që nuk praktikojnë ushtrime fizike kanë 44 për qind më shumë probabilitet të vuajnë nga depresioni krahasuar me ata që bënin ushtrime fizike dy ose tre herë në javë.
Kërkimi, i publikuar në American Journal of Psichiatry, tregoi gjithashtu se 12 për qind e rasteve me depresion mund të ishin parandaluar duke bërë rregullisht ushtrime fizike për një kohë të shkurtër.
Autori kryesor i këtij studimi, profesori i asociuar Samuel Harvey, tha: “E dimë prej kohësh se ushtrimet fizike luajnë një rol në trajtimin e simptomave të depresionit. Por kjo është hera e parë që kemi përcaktuar potencialin parandalues të aktivitetit fizik në reduktimin e nivelit të depresionit”.
“Përfundimet janë emocionuese, pasi tregojë se edhe një kohë e shkurtër ushtrimesh fizike, një orë në javë, mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër depsesionit.
Një grup kërkuesish, të drejtuar nga Black Dog Institute, me seli në Australi, mori në studim 33,908 të rritur norvegjezë, tek të cilët niveli i ushtrimeve fizike dhe simptomat e depresionit dhe ankthit u monitoruan përgjatë 11 viteve.
Një grupi të shëndetshëm pjesëmarrësish iu kërkua të raportonin se sa shpesh bënin ushtrime fizike, intensitetin e tyre.
Në një fazë të mëtejshme ata përpiluan një raport që tregonte ndonjë periudhë ankthi apo depresioni.
Në shifra – Shëndeti mendor
1 në 6
Persona në Mbretërinë e Bashkuar do të përjetojnë një problem në shëndetin mendor çdo javë
19.481 raste
Fëmijë britanikë, gjatë vitit 2015-2016, kanë kontaktuar Childline me mendime vetëvarsjeje
8,25%
Reduktimi i buxhetit për kujdesin ndaj shëndetit mendor në Angli gjatë 2011 – 2015
9,7
Përqindja e britanikëve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni sipas një studimi të fundit në vitin 2014.
2.100
Shtretër për pacientë të prekur nga sëmundje mendore nga viti 2011 – 2016 në Angli
600 milionë paund
Fondi shtesë i premtuar nga qeveria për kujdesin ndaj shëndetit mendor, brenda 2020/2021, e njëjta shumë e shkurtuar mes 2010-2015.

Profesor Harvey shtoi: “Këto rezultate nxjerrin në pah potencialin e madh të përfshirjes së ushtrimeve fizike në planet individuale të shëndetit mendor dhe më gjerësisht në fushatat e shëndetit publik.
Nëse ne gjejmë mënyra për të rritur nivelin e aktivitetit fizik të popullsisë, kjo ka të ngjarë të sjellë përfitime të konsiderueshme për shëndetin fizik dhe mendor”./Monitor/

Etiketa: stervitjestres
Pas

Erdogan ndalon autokolonën në Novi Pazar për t’i puthur dorën të moshuarës (VIDEO)

Para

HOROSKOPI 14/10/2017

Para
HOROSKOPI 29/07/2017

HOROSKOPI 14/10/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësorin

“Kisha hedhur fjalë se për vrasjen e Talo Çelës jepja 100 mijë euro”, Erion Alibej zbulon si u njoh me Nuredin Dumanin

Dështon përpjekja e 23-të për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë

Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një toke me pretendimin se është e tyre, arrestohen 4 persona

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente, arrestohet 34-vjeçari

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv.Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues

Brok takon Ramën: Urime, sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart

Bisedimet bërthamore Iran-SHBA, marrëveshja e gjerë mund të nënshkruhet në takimin e ardhshëm

Sarandë/ I shiti kokainë një të miture, gjykata lë në burg shpërndarësin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.