Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur në lidhje me lajmin e publikuar në revistën amerikane “Motherjones” për pagesën e një kompanie lobimi me ndikim rus.
Basha deklaroi se çështja e kontratave të lobimit të PD-së është bërë me datë 19 nëntor, por sipas tij, pyetja është pse pikërisht këtë javë u publikua shkrimi, i cili është sponsorizuar nga Edi Rama.
Kreu i PD-së, deklaroi se ekzistojnë fakte për përfshirjen e kreut të PS-së në këtë histori. Sipas tij, ajo është një revistë e majtë amerikane me një fokus të caktuar, e cila ka pasë në qendër të vëmendjes edhe Presidentin Trump, si dhe sponsorizohet nga George Soros.
Fevziu: Sa Para keni shpenzuar ju në SHBA për lobim?
Basha: Partia demokratike ka shpenzuar 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi për një periudhë katër mujore.