Fax News zbardh masat e Prokurosisë për 23 personat e arrestuar gjatë protestës në Kukës. Prokuroria ka kërkuar masën “Arrest me burg” për 11 persona. Ndërkohë që për 7 persona ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje”.Gjithashtu ka kërkuar masën “Arrest shtëpie” për 5 persona të tjerë.
Pas protestës së zhvilluar ne date 31 mars, 23 persona janë arrestuar, ndërsa për 36 të tjerë është dhënë urdhër për ndalim, pas protestës kundër tarifës në “Rrugën e Kombit”. Të arrestuarit, janë marrë nga policia me maska, rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës.
“Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 31 mars në Rrugën e Kombit, pranë Tunelit te Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë te automjeteve, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, si dhe kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë”, thuhet në njoftimin e policisë. Personat që janë shpallur në kërkim janë:
-R.K, 23 vjeç, banues në Kukës. R.O, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. F.O, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. Sh.S, 60 vjeç, banues në Kukës. Z.M, 48 vjeç, banues në Kukës. A.D, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës. Xh.G, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. A.A, 28 vjeç, banues në Kukës. E.M, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës. E.C, 39 vjeç, banues në Kukës. L.R, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës. Sh.T, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës. Xh. H, 51 vjeç, banues në Kukës. Sh.T, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës. V. L, 31 vjeç, banues në Kukës.
L.U, 33 vjeç, banues në Kukës. E.O, 25 vjeç, banues në Kukës. A.A, 21 vjeç, banues në Kukës. F.H, 33 vjeç, banues në Kukës. S.T, 33 vjeç, banues në Kukës. L.P, 60 vjeç, banues në Kukës. Sh.V, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës. A.H, 49 vjeç, banues në Kukës. Të gjithë të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.
(M.Q/Faxweb)