Prej disa kohësh ErmaL Mamaqi po bën xhiron e mediave, për të promovuar filmin e tij ‘’ILove tropoja’’ që pritet të publikohet së shpejti nëpër kinema.
I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, tregoi se ka investuar shumë për këtë film, në xhirimet e të cilit janë përdorur aparaturat e nivelit më të fundit.
Ermali tregoi se lentet e kamerave që janë përdorur në “I love Tropoja”, janë të njëjtat me ato të “Fast & Furious 8”.
Gjatë intervistës Ermali zbuloi edhe shifrën marramendëse duke treguar se filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro deri tani.
Në këtë film luajnë disa nga aktorët më të mirënjohur të vendit, si Marjana Kondi, Bruno Shllaku, Irgen Çela, Jul Deda e shumë të tjerë.
Përmendim këtu edhe aktoren më të re, Enca e cila i ka mahnitur të gjithë me talentin e saj, ndërkohë që një sekuencë e shkurtër i është dedikuar dhe aftësive të kryeministrit Edi Rama në aktrim.