Teksa ka shoqëruar vajzën e saj për në klasën e parë, deputetja Rudina Hadjari ka cituar aktivisten Malala Yousafzai e cila është shprehur se mësuesit mund të ndryshojnë botën nëse i edukojnë fëmijët ashtu si duhet.
Hajdari shihet me maskë së bashku me vajzën e saj, ndëra u uron suksese të gjithë fëmijëve që ulen sot në bankat e shkollës, e veçanërisht atyre që nisin klasën e parë.
“Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.
Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë. Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën”
Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë.
Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë”, shkruan Hajdari.