08:41 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sa shpenzoi gjithsej për dasmën? Flet Xhensila Kallaku (INTERVISTA)

12:54 | 04/09/2017
në Aktualitet, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fotoja që s’e prisnim nga martesa, Xhensila Myrtezaj në krevatin martesor

Pas dasmës së bujshme është rrëfyer Xhensila Myrtezaj. E dashuruar dhe shumë e lumtur ajo tregon momente nga dasma. “Momenti kur i thamë PO njëri-tjetrit. Do e ruaj atë kujtim gjithë jetën!”, tregon Xhensila se ishte momenti më i bukur gjatë dasmës. Përsa i përket muajit të mjaltit ajo tregon se ende nuk kanë vendosur se ku do të shkojnë. 

Përsa i përket shpenzimi të dasmës këngëtarja shprehet se kanë derdhur shumë energji dhe emocione.  “Kemi derdhur shumë energji, emocione dhe shumë dashuri atë natë. Kjo është më e rëndësishmja. Fundja, kujtimet janë e vetmja gjë që mbeten në jetë. E rëndësishme është që bashkëpunuam me njerëzit e duhur dhe ja vlejti.”, shprehet zonja Kallaku. 

INTERVISTA:

Xhensila si mund të na i përshkruash këto ditë?

Nuk kam fjalë, ishte ëndrra ime e bardhë që u kthye në realitet. Kam përjetuar emocione që nuk i kisha ndjerë kurrë më parë. Ende nuk e kam marrë veten, më kujtohen vetëm pak imazhe nga ajo natë, sikur nuk ka qenë e vërtetë…

Sa kohë ju desh të merreshit me dasmën?

Në fakt jemi përgatitur gjatë, që nga koha kur kemi kopsitur idetë e deri në momentet e fundit që çdo gjë të ishte siç e donim. “Geraldina Sposa” ishte zgjedhja më e mirë që bëmë të dy me Besin. Për fustanet isha e qetë, sepse që në skicime u afeksionova. Sellma dhe Kaci ishin të disponueshëm dhe me ide të qarta. Them me plot gojën qe kemi punuar me më të mirët.

Doli siç e kishit imagjinuar?

Mbase më mirë akoma. Nuk ka asgjë që do doja të ndryshoja nga ajo natë.

Ne dimë shumë pak për propozimin, si ishte ai?

Shumë intim, shumë emocional, i paharrueshëm.

I kujton fillimet e tua me Besin, çfarë ka ndryshuar nga atëherë? E mendoje që asokohe këtë dasmë përrallash?

Dasmën e mendon dhe e imagjinon çdo femër kam përshtypjen, edhe unë sigurisht e kisha thurur ëndrrën time për këtë ditë. Me Besin gjërat kanë ndryshuar vetëm për mirë. Jam rritur me të dhe çdo ëndërr timen e kam ndërtuar rreth tij.

Cili ishte momenti më i bukur i mbrëmjes për ty?

Momenti kur i thamë PO njëri-tjetrit. Do e ruaj atë kujtim gjithë jetën!

A është kjo koha më e lumtur e jetës tënde?

Janë ditë shumë të lumtura të miat megjithatë kam kuptuar që njeriu edhe momente shumë të vogla mund t’i kthejë në lumturi të pamasë.

Pas dasmës, kur mbetët vetëm a i thatë njëri-tjetrit “o Zot sa u lodhëm”?

Jo madje nuk na zinte gjumi nga gëzimi.

Ku dhe si ju gjeti mëngjesi i parë si të martuar?

Në shtëpine tonë, duke mos e besuar që një natë më parë kishim përjetuar ato çaste të paharrueshme.

Po muaj mjalti keni planifikuar?

Ende nuk kemi diçka konkrete, por sigurisht që po.

Do na e tregoni sa shpenzuat gjithsej për dasmën?

Kemi derdhur shumë energji, emocione dhe shumë dashuri atë natë. Kjo është më e rëndësishmja. Fundja, kujtimet janë e vetmja gjë që mbeten në jetë. E rëndësishme është që bashkëpunuam me njerëzit e duhur dhe ja vlejti.

I keni shënuar emrat e atyre që nuk erdhën?

Jo, ishin shumë ata që na lumturuan me pjesëmarrjen e tyre dhe kjo ka rëndësi.

Keni nisur jetën në shtëpinë e re?

E kemi nisur prej 2 muajsh tashmë.

Si e ëndërron tani të ardhmen tënde, si bashkëshorte dhe artiste?

E dashuruar si gjithmonë, dhe e angazhuar në maksimum në ndërtimin e një familjeje plot jetë e dritë.

Do ta sjellësh me klip këngën e re kushtuar Besit?

Po, kam një plan së shpejti. Eshtë një këngë që për mua do të thotë shumë.

Sa fustane ndërrove?

3 fustane.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: dasmaintervistaxhesila
Pas

Zgjedhjet u mbyllën, Rama i pret fondet Akademisë së Shkencave. Ku do çohen

Para

Zgjedhja e Ruçit në krye të Kuvendit, Luan Rama tregon qëndrimin e LSI-së. Si do forcohet Grupi Parlamentar

Para
Pas mbledhjes së Kryesisë, flet Luan Rama: Turp i madh pamjet filmike nga vjedhja dhe tjetërsimi i votës, të “verbërit” nuk kanë sy t’i shohin

Zgjedhja e Ruçit në krye të Kuvendit, Luan Rama tregon qëndrimin e LSI-së. Si do forcohet Grupi Parlamentar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vijon maratona/ Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24-t konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.