09:53 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Sa të ardhura përfituan shqiptarët nga turizmi 6 muajt e fundit

09:08 | 13/09/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sa të ardhura përfituan shqiptarët nga turizmi 6 muajt e fundit

Teksa Shqipëria po kthehet në një destinacion turistik dhe mediat e huaja nuk pushojnë së shkruari për vendin e shqiponjave, po vijnë rezultatet e para pozitive. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, bilanci neto i të ardhurave nga turizmi në 6 muajt e parë të vitit ishte 156 milionë euro, një nivel rekord ky i pas viteve ’90.

Bilanci neto është diferenca mes parave që të huajt shpenzojnë në Shqipëri (valuta që ata sjellin), dhe atyre që shqiptarët shpenzojnë jashtë. Për 6 muajt e parë të vitit, të huajt shpenzuan 722 milionë euro, ndërsa shqiptarët jashtë lanë 567 milionë euro.

Deri në vitin 2014, ky bilanc ishte negativ, teksa shqiptarët harxhonin jashtë vendit të tyre më shumë sesa të huajt në Shqipëri. Por dy vitet e fundit, raportet janë përmbysur dhe pavarësisht se shpenzimet e shqiptarëve jashtë janë rritur, ato të të huajve, sidomos turistëve, janë zgjeruar me ritme më të shpejta.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të dytë të 2017, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 421 milionë euro (301 milionë euro në të parin). Rritja vjetore e të ardhurave u ndikua nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj (jo rezidentë) në vend, me rreth 10%.

Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 341 milionë euro (226 milionë euro në të parin). Në baza vjetore, numri i rezidentëve që kanë udhëtuar jashtë është rritur me 7%.

Operatorët e tregut pohojnë se pozitive gjatë këtij viti ka qenë rritja e net-qëndrimeve të të huajve, që nënkupton hyrjen e më shumë valute. Hotelet filluan për herë të parë këtë verë të ofrojnë paketat ‘all inclusive’, të gjitha të përfshira, kryesisht për turistët çekë e polakë.

Rritja e interesit për turizmin ka bërë që sipërmarrësit të orientohen drejt ndërtimit të hoteleve me kapacitete të mëdha dhe resorteve, të cilat në një të ardhme afatmesme pritet të tërheqin më shumë turistë./monitor

 

 

Etiketa: monitorshqiperite ardhuratturizmi
Pas

Pas Floridës ”Irma” rrezikon Xhorxhian, ç’po ndodh me banorët

Para

‘’Çaste si këto”, Balina Bodinaku dhe Andi Bushati FOTO në çift

Para
‘’Çaste si këto”, Balina Bodinaku dhe Andi Bushati FOTO në çift

‘’Çaste si këto”, Balina Bodinaku dhe Andi Bushati FOTO në çift

Discussion about this post

 



Të Fundit

Koçiu: Qendra shëndetësore verore në Tale, shërbim 24/7 për pushuesit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rinumërimi vijon në Tiranë, kutitë e Kamzës me devijime minimale

Provimi i Gjuhës Shqipe hap sezonin e Minimaturës për mbi 28 mijë nxënës

Vengu, takim me homologun francez: Bashkëpunim për rritjen e gatishmërisë operacionale

Izraeli pas bombardimeve iraniane: Të paktën 65 të plagosur në të gjithë vendin

Sulmi ndaj spitalit në Beer Sheva, reagon Netanyahu: Tiranët terroristë do të paguajnë një çmim të lartë!

Trump jep dritën jeshile: SHBA drejt përfshirjes në sulmet ndaj Iranit krah Izraelit

Irani kërcënon sërish SHBA-të: “Ndërhyrja do të sjellë hakmarrje ndaj agresorëve”

Meksika në alarm: Uragani i fuqishëm pritet të godasë brigjet, mbi 18 mijë forca emergjence në gatishmëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.