“Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli!
Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!”, ky është reagimi i zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali, pas konferencës së presidentit Meta, që i quajti zgjedhjet e 30 Qershorit imagjinare.
Në fjalën e tij presidenti Meta theksoi se vendimi i dhënë dje nga Kolegji nuk ka asnjë efekt ligjor, pasi i vetmi institucion që mund të shyrtojë dekretet e nxjerra nga kreu i shtetit është Gjykata Kushtetuese.
“Të nderuar qytetarë dhe bashkëatdhetarë, më datë 10 Qershor kam kërkuar shfuqizimin e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Kjo vendimarrje u mor për ti dhënë mundësi palëve për të dialoguar mes tyre, kërkonte që të ndihmonte dhe kryeministrin Rama, që i kishte shkruar 7 letra zotit Basha.
Mirëpo nën udhëheqjen e tij pati një rezolutë në Kuvend që dekreti i presidentit të mos zbatohej, pavarësisht se ai është botuar tashmë në fletoren zyrtare. Ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor vendosi që të mos pranonte dorëheqjen e një force politike që kërkonte të mos ishte pjesë e zgjedhjeve imagjinare.
Dekretin e presidentit nuk mund ta gjykojë Kolegji Zgjedhor, pasi ne nuk jemi thërritur as si palë në këtë proces. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka vetëm një efekt, mbi dy palë, mbi organizatën socialiste në KQZ dhe një partie aleate të tyre”, u shpreh Meta.
Meta u shpreh më tej se vendi ka nevojë për një marrëveshje urgjente ndërsa theksoi se dekreti i dalë prej tij për anullimin e zgjedhjeve është i paprekshëm dhe mbetet në fuqi.
“Është një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar propagandqë brenda dhe jashtë vendit por që është një përpjekje e dështuar që nuk prek aspak vendimet e Presidemtit të Republikës. Gjithçka pamë dje ishte diçka e rëndomtë. Organizata socialiste e KQZ kanë ndërmarrë nismën të organizojnë zgjedhjet imagjinare të 30 Qershorit.
Vendimi për pezullimin e zgjedhjeve është marrë në mënyrë Kushtetuese, dhe është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë pasi vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendos diçka qërfundimtare. Unë bëj apel mazhorancës që të reflektojë pasi e ka si detyrim edhe ndaj militantëve dhe përkrahësve të saj. Unë mendoj se e vetmja rrugë është vetëm dialogu politik dhe një marrëveshje e qëndrueshme midis palëve në mënyrë urgjente”.
(E.K/Faxweb.al)