Sonte në mbrëmje, sadiumi i ri kombëtar, “Air Albania Stadium”, do të inaugurohet me ndeshjen Shqipëri-Francë.
Nga FSHF-ja konfirmohet se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e sotme, me stadiumin që ka një kapacitet prej 21.700 vendesh.
Afro 10 mijë bileta nuk kanë dalë fare në treg, pasi janë shpërndarë nga vetë FSHF-ja për të ftuarit e shumtë dhe kompania që ndërtoi stadiumin.
Kujtojmë se tribunat u emërtuan me emrat “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe “Vasillaq Zëri”.
Ndërkohë është zbuluar dhe axhenda që do të ketë presidenti i UEFA-s gjatë vizitës në vendin tonë, Aleksander Ceferin.
Ceferin dhe delegacioni i tij do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 12:30. Gjysmë ore më vonë, Ceferin, i shoqëruar nga Armand Duka, kreu i FSHF-së, do të zhvillojnë një vizitë në stadium.
Në orën 14:00 do të shtrohet një drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror.
Aleksander Ceferin do të dekorohet nga presidenti Ilir Meta. Ceremonia do të zhvillohet në 18:00-18:30.
Në 18:40 do të zhvillohet një vizitë në muzeun e stadiumit.
Duka dhe Ceferin do të dalin në një konferencë për shtyp në orën 19:00-19:30.
Ndërkohë, në ceremoninë inauguruse të stadiumit, në orën 19:40-20:20, Duka, Ceferin dhe Rama do të mbajnë fjalime.
Discussion about this post