Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk i ndal denoncimet e tij, lidhur me lidhjet nepotike në administratën shtetërore.
Në një postim të bërë së fundi Berisha thotë se djali i një ish-deputeti të Elbasanit, sapo u emërua drejtor ka marrë si shefe tëprocedurave, gruan me të cilën bashkëjeton.
Berisha ironizon më tej duke thënë se: “Këtij i thonë Burrrrë! Sapo emerohet merr bashkjetuesen shefe te procedurave”.
Postimi i Berishës:
Ketij i thone Burrrre! Sapo emerohet merr bashkjetuesen shefe te procedurave.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Doktor.
Ne shtypshkronjen e Letrave me Vlere sha , institucion i cili eshte ne varesin e Mistrise se Financave , se fundmi eshte emeruar nje administrator ri z. Besmir Hysa, i cili rezulton te jete djali i nje ish deputeti te Elbasanit z. Ndricim Hysa. Ky i fundit menjehere me tu bere drejtor , ka filluar me presione te vazhdueshme ndaj punonjesve te shoqerise duke i kercenuar me vendin e tij te punes.
Gjithashtu disa dite me vone ka sjell ne pune nje punonjese te re si shefe procedure , bashkejetuesen (te fejuaren e tij zj Elisa Shima), rekrutim i cili bie ndesh me cdo ligj apo akt nenligjore . Haptazi jemi perpara fenomenit “Nepotizem” , ku kryeministri jone ne fuqi e trumbeton me te madhe kete fenomen , por rendomte po ndodh edhe ketu para syve tane.
Ne shtypshkronje ka punonjes qe ka me 25 vite pune dhe ndihen te presionuar dhe te cenuar psikologjikisht . Gjithashtu ka punesuar miqte e tij dhe ne te tjera pozicione i ka emeruar dhe ne te tjere zyra i gjen , duke bere qe punonjesit e vjeter te ndjejne rrezik per pune e tyre . Me shqetesuese eshte fakti qe e ka kthyer si pronene e babes se tij dhe deshiron te beje diktat.
(E.K/FAXWEB.AL)