23:45 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sabotim apo kushte ç’njerëzore? Sherr mes punonjësve të Albacall: Ç’po ndodh me fatin e 900 të rinjve!

11:50 | 09/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sabotim apo kushte ç’njerëzore? Sherr mes punonjësve të Albacall: Ç’po ndodh me fatin e 900 të rinjve!

Gazetarja e Fax News Mirilda Tili ka qenë sot me disa prej punonjësve të Albacall që prej disa ditësh kanë pasur një përplasje me kompaninë, për shkak të heqjes së bonuseve mbi pagën, çka redukton ndjeshëm të ardhurat e tyre. Një pjesë e të rinjve shprehen se vendimi nga ana e kompanisë është marrë në mënyrë arbitrare dhe ka sjellë penalizimin e shumicës prej tyre.

Në një komunikim me Fax News, një tjetër punonjës ndërkohë shprehet i kënaqur me kushtet, dhe thotë se nuk ka asnjë gjë të vërtetë në denoncimin e kolegëve të tij. Kjo ka sjellë një përplasje edhe më të madhe mes dy grupimeve, dhe duket e vështirë për të sqaruar në themel situatën.

Përveç heqjes së bonusit mbi pagën, punonjësit shprehen se kushtet në të cilat ata punojnë janë skandaloze, dhe shumë prej tyre kanë shfaqur simptoma të ankthit, për shkak të presioneve që iu bëhen për arritjen e objektivave.

“Jam punonjës i Albcall prej tre vitesh, dhe në 5 Qershor na ka ardhur një email një komunikim që do të na hiqeshin bonuset, që nënkupton një pagë më të ulët me 20%. Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me kompaninë, dhe iu kemi çuar edhe peticionin të cilët ndërtuam.

Pasi na kanë zvarritur për rreth 25 ditë, Inspektoriati i Shtetit ka mbajtur anën e kompanisë, duke iu bërë avokatinë atyre, ne po vazhdojmë organizimin dhe presim deklarimin e ISH-së në datën 11 Korrik.

Nëse nuk do të punonim nuk do të na mbanin, prej shtatë vitesh kompania nuk jep detajin e pagës, ne punojmë 10 ditë pa pushim, ndërkohë që Kodi i Punës e parashikon që të ketë 24 orë pushim në 7 ditë. Kushtet higjenike janë skandaloze, nuk kemi as kushtet më minimale”, shprehet një prej punonjësve të kompanisë”, shprehet një prej punonjësve.

“Unë vetë nuk kam penalizuar, ama kolegë të mi janë penalizuar më shumë se njëherë. Nuk njihet as raporti mjekësor, raporti të zbritet nga rroga, ne nuk po kërkojmë rritje, po kërkojmë atë që na është dhënë derimë sot”, tregon një tjetër punonjëse, e cila thekson se ata nuk kanë asnjë qëllim për sabotimin e punës së kompanisë.

Ndërkohë që një nga personat që ndërhyri gjatë intervistës tha se ai ishte i kënaqur me kushtet dhe bonuset kishin të bënin me vjetërsinë në punë.

“Unë kam 8 vite këtu dhe asnjë nga personat që janë këtu nuk i njoh, unë sjam punonjës në administratë, ejani ju vetë që të shihni kushtet. Unë jam i kënaqur me kushtet këtu, ndryshe do të kisha ikur që sot.”, u shpreh Armando, i cili preferoi që të mos jepte identitetin e tij të plotë.

Për shkak të kakofonisë së krijuar, do të duhet që kjo çështje të ndiqet edhe në ditët në vijim nga Fax News, pasi varet fati i më shumë se 900 punonjësve të cilët janë të punësuar pranë kësaj kompanie.


(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: albacallproteste e albacall
Pas

VIDEO/ 2 vrasje brenda pak orësh në Korçë, flasin miqtë e Sefedin Zenellarit

Para

VIDEO/ Shteti i bën presion për taksa por nuk i jep rrogën, historia e pazakontë e policit

Para
VIDEO/ Shteti i bën presion për taksa por nuk i jep rrogën, historia e pazakontë e policit

VIDEO/ Shteti i bën presion për taksa por nuk i jep rrogën, historia e pazakontë e policit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.