11:46 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sadije Agolli uron Edi Ramën për fitoren, zbulon dhe psherëtimin e fundit të shkrimtarit në spital, ç’i tha

10:50 | 30/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sadije Agolli uron Edi Ramën për fitoren, zbulon dhe psherëtimin e fundit të shkrimtarit në spital, ç’i tha

Bashkëshortja e shkrimtarit të mirënjohur që ndërroi jetë në Shkurt të këtij viti, Sadije Agolli, ka shprehur urimet për Edi Ramën, fitoren e arritur në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 qershorit ku PS siguroi 74 mandate.

Në letrën e zbardhur nga “Gazeta Shqiptare”, Sadije Agolli vlerëson oratorinë e Ramës, origjinën e tij, prindërit, e teksa kërkon që në këtë mandat ai së bashku me ekipin të realizojnë ato reforma, kryesisht në drejtësi dhe në ekonominë shqiptare, për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri.

Ajo shkruan se në këtë letër edhe shkrimtari që nuk jeton më, ka një mesazh për socialistët. Pas kaq muajsh, ajo flet dhe për ankimin dhe psherëtimën e tij të fundit në spital, ku shprehej: “Prapë po zihen këta?!”.

Sadije Agolli e përmbyll letrën me një poezi të Dritëro Agollit në 2014-ën, e titulluar “Plaku dhe plaka”.

Letra e plotë e Sadije Agollit, drejtuar kryeministrit Edi Rama

I dashur Edi,

Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të dytë.

Të uroj, në radhë të parë, si djali i një çifti krejt të veçantë dhe dinjitoz për kohën që jetuam, i një babai shumë të talentuar, shumë fisnik, shumë punëtor dhe që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit dhe i një mamaje të fortë, kurajoze, burrneshë, siç i themi ne veriorët.

Të uroj që edhe Ti Edi, me ekipin tënd dhe popullin përkrahës që të dhanë votat në zgjedhjet e 25 qershorit të lini gjurmë të mira me këtë mandat të dytë dhe të na nderosh edhe si pasardhës i denjë i brezit tonë, që përfaqësojmë një të kaluar jo pa luftë, jo pa përpjekje dhe sakrifica për vendin tonë, Shqipërizën e përvuajtur, por me histori të bukur në të gjitha fushat, që po e trashëgoni Ju në vitin 2017.

Në këto 27 vjet luftë dhe përpjekje për të ndërtuar demokracinë e vërtetë në Shqipëri, krahas shumë ndryshimeve në të gjitha drejtimet si dhe mentalitetet, më ka bërë përshtypje të veçantë edhe formimi, zhvillimi dhe përparimi i oratorisë, si bazë dhe institucion i demokracisë që në antikitetin e largët në Greqi e Romë, e cila në përgjithësi tek ne, me raste tepër të veçanta, ka qenë shabllone, me parafabrikate, e njëllojtë, për dekada të tëra.

Do të dëshiroja që ju ta zhvilloni dhe përsosni më shumë, jo vetëm me figura letraro-artistike, por me konkretizim real të premtimeve, duke mos e ndotur me fjalor të pistë, sharës dhe fyes për cilindo dëgjues të gjuhës së bukur shqipe.

Në grupin e oratorëve të mirë jeni dhe Ju Edi, prandaj dëshiroj që, krahas përsosjes së oratorisë, të realizoni edhe ato reforma, që Ju dhe ekipi drejtues, mendoni t’i realizoni në drejtësi dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare, në përmirësimin e jetesës së shqiptarëve, që duan vendin e tyre dhe dëshirojnë të jetojnë, të punojnë dhe të mbyllin sytë në këtë vend të bukur dhe shumë të lashtë.

Edhe njëherë Ju uroj sa më shumë suksese, pasi ndikojnë jo vetëm në jetën tonë fizike, por edhe atë shpirtërore dhe psikologjike, duke larguar nga fjalori ynë i përditshëm shprehjen: Ky vend nuk bëhet, me këta politikanë që prodhojnë të tilla situata politike.

Këtë urim e bëj dhe në emrin e Dritëroit, i cili deri sa mbylli sytë në spital, psherëtima dhe ankimi i fundit ishte: “Përsëri po zihen këta?!”. Besoj se çdo shqiptar i thotë këto fjalë, pasi jemi të lodhur dhe duam e meritojmë të gjithë si popull një jetë më të mirë për bijtë tanë.

Po e mbyll me një poezi të Dritëroit, të shkruar me duart që i dridheshin në vitin 2014: “Plaku dhe plaka”. Ai vetëm në poezi shkruante fjalët plak dhe plakë, ndërsa kur bisedonim, thoshte: “Ne të moshuarit, derisa mendja dhe truri nuk kanë zënë sklerozë ose myshk apo më mirë ndryshk, mund të mos përdorim fjalën plak dhe plakë”.

Plaku dhe plaka

Një ngjarje e lashtë,

Një serial

Televiziv natyrisht,

Në tryezë një tufë me letra,

Ku fshihet një puthje

E brishtë

Dhe dy kanatjere

Të vjetra,

Nën hënën mbi mal

Si malli…

2014 e ca

Ta rishkrova këtë poezi për ta pasur si kujtim edhe shkrimin e Dritëroit në moshën 83-vjeçare, 2 vjet e gjysmë para se të ndahej nga jeta.

Me dashuri,

Sadije Agolli

Tiranë, 29 Qershor 2017

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2297″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: dirtero agolliedi ramaSadije Agolli
Pas

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, në pranga 4 shqiptarë (EMRAT)

Para

Dëshmia e Leo Nikës në Polici: Prindërve iu kërkova lekë dhe s’më dhanë, se mbaj mend si i kam qëlluar

Para
ME FOTO/ Kush është i riu nga Durrësi që vrau me armë brenda në banesë prindërit e tij

Dëshmia e Leo Nikës në Polici: Prindërve iu kërkova lekë dhe s'më dhanë, se mbaj mend si i kam qëlluar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i Komunitetit Politik Europian, mbërrin Presidenti i Turqisë, Erdogan

“Duhet armëpushim i pakushtëzuar në Ukrainë”/ Meloni në Tiranë: Nuk kam shkuar në Gjadër por puna vazhdon. Jemi në rrugën e duhur

Rama pret në gjunjë ‘motrën’ Meloni/ Batuta e kryeministres së Italisë: E bën që të jetë i gjatë sa unë

Starmer në Tiranë: Putin nuk është serioz për paqen! Sot është mundësia të tregojmë se jemi të bashkuar

Tirana “kryeqyteti” i Europës/ Von der Leyen për luftën në Ukrainë: Putin s’do paqe, po punojmë për paketë të re sanksionesh

Osmani në Tiranë, përsërit thirrjet për BE-në për heqjen e masave ndaj Kosovës: Ka ardhur koha për veprime konkrete

Presidentja Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ngrohtësi nga Rama

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama

Media britanike e cilëson poshtërim refuzimin e Ramës për “hallin” e Starmer me emigrantët

Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë, sanksionet mund ta ndalin Rusinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.