E ndërsa e gjithë bota është mbërthyer nga koronavirusi, shumë mjekë apo infermierë janë rreshtuar në vijën e parë në mënyrë që të japin kontributin e tyre për trajtimin e të sëmurëmve me Covid-19.
Një prej tyre është edhe ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha. Ajo ka nisur punën si infermiere ndihmëse në një prej spitaleve në Suedi, gjë që e ka postuar edhe në rrjetin social Facebook.
Ajo ka postuar një foto, teksa shihet e veshur me kostum dhe sigurisht me maskë, ndërsa shkruan se e adhuron punën e saj të re. “APL-gjatë epidemisë. E adhuroj punën time të re”, ka shkruar ajo në postimin në rrjetet sociale.
Sadija prej kohësh është e vendosur në Suedi së bashku me fëmijët që ka pasur nga martesa me Shkëlzenin, ndërsa ky i fundit ka nisur bashkëjetesën me blogeren Armina Mevlani, me të cilën kishin planifikuar dhe një dasmë këtë vit, e cila u shty për shkak të pandemisë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post